Situata e zjarreve në vend/Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bën bilancin: Gjatë së hënës u aktivizuan 3 vatra, dy në Dibër një në Elbasan

situata e zjarreve ne vend agjencia kombetare e mbrojtjes civile ben bilancin gjate se henes u aktivizuan 3 vatra dy ne diber nje ne elbasan
situata e zjarreve ne vend agjencia kombetare e mbrojtjes civile ben bilancin gjate se henes u aktivizuan 3 vatra dy ne diber nje ne elbasan

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka bërë një rezyme të situatës së zjarreve në vend.

Përmes një deklaratë bëhet e ditur se gjatë së hënës janë aktivizuar 3 vatra zjarri, 2 prej të cilave në qarkun e Dibrës dhe një në Elbasan.

Ndërkohë bëhet me dije se është fikur një vatër e raportuar në malin e Trushnicës, në Tepelenë, por po mbahet në monitorim nga forcat bashkiake për të mos u riaktivizuar sërish, thuhet në postimin e Agjencisë Kombëtare e Mbrojtjes Civile.

Postimi i plotë:

”Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në #AKMC, gjatë ditës së sotme janë aktive 3 vatra zjarri në vend.

📍Në Qarkun e Dibrës ka vijuar puna nga terreni dhe ajri për shuarjen e zjarrit të rënë në fshatin Kurdari, bashkia Klos. Vatra e zjarrit në Balgjaj të fshatit Kurdari është zhvilluar në dy vatra, njëra prej të cilave është vënë nën kontroll. Një prej vatrave  është zhvilluar në drejtim të liqeneve të Balgjajt, Kurdari në sipërfaqe me filizë pishe e ahu, por është mbajtur pjesërisht nën kontroll. Për fikjen e zjarrit u angazhuan 23 forca dhe helikopteri i FA. Nuk rrezikohen banesa.

Vijon puna për shuarjen e zjarrit të rënë në Buza Dede mbi fshatin Gurë-Lurë, 📍 bashkia Dibër. Aktualisht janë dy vatra zjarri aktive, njëra në kullotë, ndërsa  vatra tjetër po zhvillohet në pyll me ah në vendin e quajtur Plehenaj,  ku zjarri po zhvillohet shumë aktiv ndihmuar nga temperaturat e larta, era e fortë si dhe mbetjet e thata të grumbulluara ndër vite. Efektivë zjarrfikës, forca nga Administrata e Zonave të Mbrojtura, forca bashkiake e vullnetare po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.

Po ashtu në 📍 qarkun e Elbasanit, midis malit të Xhyrës dhe njësisë admnistrative Qukës, bashkia Prrenjas, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me ah, dëllinjë dhe panjë.  Punonjësit në terren kanë arritur të izolojnë vatrën e zjarrit dhe po e mbajnë atë nën kontroll, por për shkak të sasisë së madhe të humusit zjarri në brendësi vazhdon dhe ka forcë. 25 efektivë të FA janë përfshirë në këtë aksion, duke vënë nën kontroll flakët,  por vazhdon puna për ta mbajtur atë të izoluar.

Ndërkaq është fikur një vatër e raportuar në malin e Trushnicës, në 📍Tepelenë, por po mbahet në monitorim nga forcat bashkiake për të mos u riaktivizuar”

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →