Situata e Milanit nuk është aspak e mirë pas 15 javësh të luajtura në Seria A. Kuqezinjtë barazuan në takimin e fundit përballë Xhenoas pa gola.
Kështu Fonseka është në “fije të perit”, pikërisht për shkak të këtij barazimi. Ndeshja e radhës mund të jetë vendimtare, për largimin e tij. Çdo rezultat ndaj Veronës të premten do të ishte zhgënjyes.
“El Nacional” në Spanjë tregojnë se Ksavi Hernandez është shumë pranë Milanit. Ish-trajneri i Barcelonës është përfolur vazhdimisht për një eksperiencë te kuqezinjtë.
Ditët e fundit të vitit 2024 mesa duket do të jenë të zjarrta për Milanin. Duke qenë në vendin e tetë janë larg pritshmërive të tifozëve, që Fonsekën e shohin një nga fajtorët kryesorë.
PANORAMASPORT.AL