Situata kritike e pensionistëve në Shqipëri, Jorida Tabaku: Me kë tallen? Kujtojnë se njerëzit janë budallenj

situata kritike e pensionisteve ne shqiperi jorida tabaku me ke tallen kujtojne se njerezit jane budallenj





































Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka publikuar një video të re që i drejtohet situatës kritike të pensionistëve në Shqipëri, duke e quajtur trajtimin që qeveria u bën atyre si një “tallje të hapur”.

jorida tabaku

Në videon e saj, Tabaku kritikon ashpër qeverinë për përpjekjet e saj të pamjaftueshme dhe të përkohshme, duke i trajtuar pensionistët si objekt propagande dhe duke u mjaftuar vetëm me foto e takime të radhës.

Tabaku thekson se pensionistët shqiptarë marrin vetëm dyzet për qind të të ardhurave mesatare që pensionistët në vendet e Bashkimit Evropian përfitojnë, ndërsa qeveria pretendon rritje të cilat arrijnë maksimumi njëzet lekë në ditë. “Po talleni? Kujtojnë se mjafton të shfaqen në publik me buzëqeshje dhe me rritje simbolike për të mbuluar krizën ku pensionistët janë lënë,” shprehet Tabaku.

Ajo e cilëson të papranueshme që, ndërkohë që qeveria pretendon se ka mbledhur më shumë kontribute të sigurimeve shoqërore, këto fonde shkojnë për interesat e pakicës së privilegjuar, për ata që dominojnë sektorët e tenderave dhe koncesioneve. “Pensionistët, që përbëjnë një të tretën e popullsisë së vendit, janë thjesht vegla propagandistike për këtë qeveri,” vazhdon Tabaku, duke theksuar se pensionistët shqiptarë meritojnë shumë më tepër.

Në këtë mesazh të qartë dhe pa dorashka, Tabaku apelon për një ndryshim të thellë në trajtimin e kësaj shtrese vulnerabile të shoqërisë, duke theksuar se Partia Demokratike do të jetë gjithmonë zëri i tyre në Parlament dhe në çdo forum ku të drejtat e tyre do të mbrohen.

Video mesazhi deputetes Tabaku:

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →