![Situata me zjarret, dy vatra aktive në qarkun e Shkodrës. Zjarrfikësit në terren 2 situata me zjarret dy vatra aktive ne qarkun e shkodres zjarrfikesit ne terren](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/07/situata-me-zjarret-dy-vatra-aktive-ne-qarkun-e-shkodres-zjarrfikesit-ne-terren.jpg)
Situata me zjarret në vendin tonë edhe këtë verë vijon të jetë problematike për disa zona. Mësohet se në qarkun e Shkodrës ka disa vatra aktive zjarri. Konkretisht aktiv vijon të jetë zjarri në Mal Kolaj dhe momentalisht është e izoluar dhe aktualisht rojet e ADZM janë vendosur në drejtimin të Rrjollit.
Sipas parashikimeve vatra e zjarrit pritet të riaktivizohet gjate ditës, për shkak të erës dhe temperaturës.
Sakaq, në bashkinë Vau Dejes, vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Hoten dhe momentalisht nuk rrezikohen banesat. Gjate orëve të mëngjesit kanë punuar 12 efektivë zjarrfikës me pompa shpine.
Nga strukturat e bashkisë Vau Dejës kërkohet mbështetje nga F.A të repartit nr. 1010 Vau Dejes.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co