Shqiperia

Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes jep detajet: U raportuan 23 vatra në 24 orë, aktive vetëm dy prej tyre

situata me zjarret ne vend ministria e mbrojtjes jep detajet u raportuan 23 vatra ne 24 ore aktive vetem dy prej tyre
situata me zjarret ne vend ministria e mbrojtjes jep detajet u raportuan 23 vatra ne 24 ore aktive vetem dy prej tyre

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një rezyme të situatës me zjarret në vend.

Postimi:

🔴🔥Situata e zjarreve në vend
Në 24 orët e fundit janë raportuar 23 vatra zjarri, nga të cilat 21 janë shuar falë punës së pandërprerë të forcave të emergjencave civile. Aktualisht, mbeten aktive vetëm dy vatra: një në vendin e quajtur Agjioneri, në bashkinë Delvinë, ku po punohet intensivisht për izolimin e plotë të zjarrit, dhe një tjetër në bashkinë Dropull, ku situata është më e qetë, por puna vijon për të shmangur çdo rrezik përhapjeje.
Falënderojmë për angazhimin maksimal 464 efektivë zjarrfikës, dhjetëra efektivë të Forcave të Armatosura, forcat bashkiake, forcat policore, punonjësit e Administratës së Zonave të Mbrojtura dhe të shërbimit pyjor, si dhe forcat vullnetare, të cilët me mjete, ndihmuar edhe nga helikopteri #Cougar dhe 2 #Canadair të ofruara nga Greqia punuan me përkushtim për të shuar flakët në temperatura të papërshtatshme.

[embedded content]

vijon/…

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts