Bota Sport

Situata në kampin e kuq/ Çudia, Partizani e nis sezonin me “gomë rezervë”

situata ne kampin e kuq cudia partizani e nis sezonin me gome rezerve





































Edicioni i 86-të i Kategorisë Superiore është gati për të ngritur siparin dhe Partizani e nis sezonin e ri në shtëpi, ku të hënën e 19 gushtit presin Vllazninë në “Arenën e Demave”, ora 20:00. Ky sezon nis në mënyrë të çuditshme për Partizanin, pasi po të gërmosh në historinë 78-vjeçare të klubit nuk gjen një rast të tillë si i këtij prag-kampionati.

partizani

Gjithçka ka të bëjë me stolin drejtues të ekipit. Nëse nëntë klubet e tjera të Superiores e nisin kampionatin me trajner të deklaruar, Partizani pas dështimit në turin e dytë të Ligës së Konferencës ka vendosur që në start të rreshtohet me “gomë rezervë” (pa fyer emrin dhe cilësitë e Arbër Abilaliajt, i cili sërish tregohet i gatshëm për kaluar periudhën e tranzicionit në stol e kuq). Pas ndërprerjes së bashkëpunimit me trajnerin Orges Shehi, drejtimi i Partizanit i ka kaluar provizorisht drejtorit sportiv Arbër Abilaliaj, funksion të cilin e përmbushi për disa javë edhe në sezonin e shkuar pas largimit të trajnerit Zoran Zekiç. Kjo që po ndodh aktualisht me Partizanin është një rast i paprecedentë, jo vetëm për të kuqtë, por për çdo klub që konsideron veten profesionist. Në njoftimin e klubit për largimin e trajnerit Shehi mes të tjerash shkruhej: “Skuadra do të vijoj përgatitjet në drejtimin e drejtorit sportiv Arbër Abilaliaj dhe stafit teknik”. Pra, del qartë që drejtori Abilaliaj është trajner provizor, ose trajner kujdestar, dhe klubi vazhdon kërkimet për “timonierin” e ri, ndonëse të hënën nis sezoni i ri.

Trajneri i ri: Ekipin nuk e kam bërë unë

Partizani do ta gjejë trajnerin e ri për të drejtuar ekipin në vazhdimësi, por kjo situatë gjithnjë do të prodhojë bishta justifikimi nga parapa. Në të tilla raste, kur një trajner merr drejtimin e një skuadre pasi ka nisur sezoni, është i njohur postulati kur rezultatet nuk ecin: “Ky nuk është ekipi im. Këta lojtarë kam gjetur!”. Këtë refren e kemi dëgjuar shpesh te Partizani, madje edhe në sezonin e fundit ku trajneri Orges Shehi pranoi të punonte me një grup lojtarësh jo të përzgjedhur nga ai, si dhe në dy merkatot e zhvilluara ( janar 2024 dhe merkato aktuale e verës) nuk arriti të sillte në ekip tipin e lojtarëve që i përshtateshin. Madje, këtë shqetësim ish-trajneri Orges Shehi e shprehi direkt pas eliminimit në turin e dytë të Ligës së Konferencës.

“Unë nuk jam përgjegjës për merkaton, kemi nevojë për ndërhyrje, sepse realisht na duhen lojtarë. Kërkojmë sulmues anësor, e kemi shprehur edhe po shohim. Duam mesfushorë, sepse imagjinoni, Murataj ikën, Taipi nuk e dimë sesa qëndron jashtë dhe Maget mund të lëvizë. Bëhen tre lojtarë në mesfushë, në një kohë që nuk dimë dëmtimin e Prekës. Pra, edhe një lojtar tjetër në mbrojtje”. Kjo ishte kërkesa e ish-trajnerit Orgesi Shehi, nevoja të cilat Partizani ende nuk i ka plotësuar. Kjo vonesë është në manualin e punës së “demave”, pasi në dekadën e fundit klubi ka dhënë prova që goditjet më të shumta i bën në limitet e merkatos, ku shumica e tyre rezultojnë vetëm për të mbushur stolin. Rastet janë të freskëta, pasi kjo u ndodhi edhe në janar me mbrojtësin Bozho Mikuliç, i cili iku pa lënë gjurmë.

ILIR CARA- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts