Situata në PD/ Bozdo: Berisha na çon drejt fitores, por vidhen zgjedhjet. Gazetari Hitaj: Pse nuk kërkoni votim elektronik?

situata ne pd bozdo berisha na con drejt fitores por vidhen zgjedhjet gazetari hitaj pse nuk kerkoni votim elektronik
situata ne pd bozdo berisha na con drejt fitores por vidhen zgjedhjet gazetari hitaj pse nuk kerkoni votim elektronik

Në emisionin Open në News 24 u diskutua për situatën aktuale në Partinë Demokratike. Anëtari i kryesisë së PD-së Eno Bozdo tha se Sali Berisha e çon PD-në në fitore në zgjedhje, duke shtuar se problemi në vend është se zgjedhjet vidhen.

Ndërsa, gazetari Hitaj tha se përse opozita nuk kërkon votim elektronik, që të shmangë vjedhjen e zgjedhjeve. Ish-deputeti i PD Luçiano Boçi shpjegoi pse edhe kjo mënyrë nuk e zgjidh blerjen e votës.

Eno Bozdo: Sali Berisha na çon drejt fitores. Beteja shkon me humbje dhe fitime. Ka ca rikthime që janë të suksesshme dhe që nuk janë të suksesshme. Ne merremi me bishtin, kur kemi elefantin atje. Nuk ka zgjedhje të lira.

Arbër Hitaj: Pse nuk sugjeroni votim elektronik në të gjithë Shqipërinë? Unë e di që ju nuk e doni. Për mua votimi elektronik e zgjidh këtë që thoni.

[embedded content]

Eno Bozdo: Votimi elektronik nuk zgjidh bashkëpunimin e qeverisë me krimin. Elefanti në dhomë është, për sa kohë krimi mbështet Ramën, rotacioni nuk është i mundur.

Luciano Boçi: Unë jam zgjedhur me votim elektronik dhe është bërë masakër zgjedhore. Ai votim elektronik solli atë rezultat që dimë të gjithë. Problemi kryesor është çështja e grabitjes dhe mungesa e një procesi zgjedhor. Mos të përdoret krimi, patronazhimi, trysnia mbi votën.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →