Situata nga zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: U shuan 33 vatra, ja sa janë ende aktive

situata nga zjarret ne vend ministria e mbrojtjes u shuan 33 vatra ja sa jane ende aktive





































Ministria e Mbrojtjes ka dhënë një përditësim lidhur me situatën e zjarreve në vend.

ad07c4a7-9e34-4872-9e31-5e8502ba0f00

Ministria njofton se në 24 orët e fundit janë shuar 33 vatra zjarri ndërsa vijojnë të jenë aktive në zonën pyjore Bode, Bashkia Maliq, fshatin Skuraj, bashkia Kurbin, Malin e Kakarriqit, bashkia Lezhë, fshatin Gjadër, bashkia Lezhë, fshatin Zavalinë, bashkia Elbasan dhe  fshatin Kus, bashkia Tiranë.

Aktualisht vatrat nuk paraqesin rrezik për zona të banuara.

Deklarata e Ministrisë së Mbrojtjes:

33 vatra zjarri janë shuar gjatë 24 orëve të fundit, nga 39 vatra të raportuara. Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile vijojnë të jenë aktive ditën e sotme zjarret në: zonën pyjore Bode, Bashkia Maliq, fshatin Skuraj, bashkia Kurbin, Malin e Kakarriqit, bashkia Lezhë, fshatin Gjadër, bashkia Lezhë, fshatin Zavalinë, bashkia Elbasan dhe  fshatin Kus, bashkia Tiranë. Për shuarjen e plotë edhe të këtyre zjarreve janë duke punuar sot strukturat e pushtetit vendor të mbështetura nga ato në nivel qendror. Aktualisht vatrat nuk paraqesin rrezik për zona të banuara.

Në operacionet e fundit për shuarjen e vatrave morën pjesë rreth 1400 forca operacionale me 75 mjete si dhe helikopteri Cougar.

Ju bëjmë thirrje qytetarëve të raportojnë në kohë në numrat e emergjencave për cdo problematikë.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile do të vijojë ndërprerje ndjekjen e situatave dhe do të angazhojë të gjitha kapacitetet në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co