Kryeqytetasit janë stërvitur paraditen e djeshme për derbin e së shtunës dhe nuk kanë mundur t’i shpëtojnë shiut të dendur ne fundin e seancës. Trajneri Dritan Mehmeti e ka grupin të plotë dhe ky është një plus para derbit me të kuqtë.
Mungesa e vetme do të jetë ajo e Jankut të skualifikuar, ndërsa gjendja shëndetësore e gjithë lojtarëve është e mirë. Këto dy ditë stafi teknik i bluve do të fiksojë edhe formacionin anti-Partizan, por nuk priten surpriza. Mbrojtja është ajo që ka mbajtur peshën e sezonit, me Hoxhën dhe Behiratçen në qendër, si dhe Markun dhe Lorranin në krahë. Dilema e vetme e trajnerit Mehmeti mund të jetë mesfusha, nëse do të luajë me dy apo tre lojtarë.
Gudiabi dhe Qefalija janë të sigurt, pastaj mbetet të shihet nëse do të përfshihet në 11-she edhe Smaçi apo jo. Nëse luan mesfushori nga minuta e parë, atëherë Vila e nis përsëri nga stoli dhe sulmi përbëhet nga Denison, Zabërgja dhe Kaçorri.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co