Tirana është duke u përgatitur për klasiken me Vllazninë. Qëllimi është riaftësimi i disa lojtarëve, ndërsa nga tjetër do të shihet nëse Bledi Shkëmbi do të ndryshojë futbollistë për këtë takim me Vllazninë në Shkodër, sidomos në sulm me Haxhiun në vend të Abah.
Një ndeshje prestigji ku bardheblutë duhet të tregojnë forcën në këtë kampionat të 86-të. Bardheblutë nuk fitojnë prej tetorit 2023, ndërsa në pesë takimet e fundit kanë humbur tri, fituar një dhe kanë barazuar po një.
Për sfidën me Vllazninë, që bardheblutë do ta luajnë në transfertë, pritet të ketë disa rikthime nga të dëmtuarit. Meta do të jetë pjesë e skuadrës pas shqetësimeve që ka pasur. Në luftë me kohën është edhe Florjan Përgjoni. Lojtari dëshiron të jetë në stol, por zor se kjo do të ndodhë, ndërsa ai do të jetë gati pas sfidave të kombëtares.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co