Kombëtarja e Zvicrës ka rënë preh e një grabitje, pas duelit ndaj Gjermanisë, teksa ishin të akomoduar në hotelin Martin në Duseldorf, një person ende i paidentifikuar, arriti të merrte 3 laptob me të dhënat e kombëtares helvete teksa u zhduk pa lënë gjurmë, ndërkohë që policia gjermane është vënë menjëherë në lëvizje, për identifikimin e autorit të vjedhjes.
Adrian Arnold, një nga përfaqësuesit e Federatës Zvicerane të Futbollit, u shpreh në lidhje me këtë situatë: “Mund të konfirmoj se tre laptop të punonjësve tanë janë vjedhur nga hoteli dhe ne tashmë e kemi raportuar këtë në polici”.
Ai shtoi: “Për momentin nuk na duhen më këto të dhëna për analiza të sakta në turne. Nëse ishte sulm ndaj të dhënave të kombëtares zvicerane, ata sulmuan ekipin e gabuar”.
Kamerat e hotelit kapën të paktën një nga të dyshuarit e përfshirë në vjedhjen e pajisjeve të kombëtares. Policia e Dyseldorfit tani është në kërkim të autorëve. Ky akt i paprecedentë duhet të shërbejë si një paralajmërim për ekipet e tjera kombëtare.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co