Situatë e papritur në një fluturim të “British Airways”, avioni me qindra pasagjerë rikthehet aty ku u nis pas rreth 9 orësh në ajër

situate e papritur ne nje fluturim te british airways avioni me qindra pasagjere rikthehet aty ku u nis pas rreth 9 oresh ne ajer








































Avioni Boeing 777, i cili zakonisht transporton më shumë se 300 persona, u nis nga Londra të martën e javës së kaluar për në San Jose, Kosta Rika, por nuk e përfundoi kurrë udhëtimin e tij.

WhatsApp Image 2024-11-03 at 21.49.38

Një aeroplan i British Airways nga Gatwick, ka bërë një kthesë të papritur dhe është kthyer në aeroport britanik rreth pesë orë pas ngritjes, duke zemëruar pasagjerët.

Pasi u nis me rreth gjysmë ore vonesë për një udhëtim prej rreth 11 orë e 40 minuta, avioni pas pesë orë fluturimit të gjatë, u kthye mbrapa.

Siç shkruajnë mediat e huaja, pasagjerët kishin qenë në ajër për të paktën 9 orë pa arritur askund. Gjurmuesi Flightradar24 tregoi në sistemin e tij se avioni ishte pothuajse në gjysmë të rrugës përpara incidentit, gjë që i detyroi pilotët të ktheheshin në MB.

Duke folur për Business Insider, një zëdhënës i British Airways kërkoi falje për shqetësimin e shkaktuar nga prishja e avionit.

“Na vjen keq për vonesën në planet e udhëtimit të klientëve tanë pasi avioni përjetoi një problem të vogël teknik,” tha ai, duke shtuar se “stafi ynë u kujdes për klientët gjatë vonesës dhe punoi shumë për të vazhduar udhëtimin e tyre sa më shpejt të jetë e mundur”.

Në fakt, media britanike raporton se është relativisht e zakonshme që fluturimet e British Airways të kthehen në një qendër aeroporti të Londrës kur lind një problem teknik, pasi thjeshton procesin e rregullimit të fluturimeve zëvendësuese dhe kryerjen e mirëmbajtjes së nevojshme, gjë që është edhe më ekonomike.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →