Shqiperia

“Situatë e pazakontë për një shtet demokratik”, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese flet për mandatin e Olta Xhaçkës dhe kritikat e opozitës se mban anën e qeverisë

situate e pazakonte per nje shtet demokratik kryetarja e gjykates kushtetuese flet per mandatin e olta xhackes dhe kritikat e opozites se mban anen e qeverise
situate e pazakonte per nje shtet demokratik kryetarja e gjykates kushtetuese flet per mandatin e olta xhackes dhe kritikat e opozites se mban anen e qeverise

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj thotë se mos zbatimi i vendimit të kësaj gjykate për mandatin e ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçkaj, është një situatë e pazakontë.

“Është vërtetë një situatë e pazakontë dhe e pamundur për të ndodhur në një shtet demokratik. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohen dhe zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese përbën në fakt zbatimin e vetë Kushtetutës. Fjalët janë të tepërta për të dhenë një mesazh më tepër. Çdo vendim duhet të zbatohet, nuk ka një rrugë tjetër, nuk ka një mekanizëm tjetër dhe arsyeja pse nuk ka një mekanizëm tjetër është sepse është e pamundur të imagjinohet që të mos zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Institucionet të cilat janë të ngarkuara për të zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të sillen në mënyrë kushtetuese”, tha Zaçaj në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Ajo u pyet edhe për kritikat e opozitës se mban anën e qeverisë, siç ishte pakti Rama-Meloni, duke dhënë këtë koment: “Ne vlerësojmë shumë lirinë e shprehjes dhe të drejtën e fjalës, që është një nga liritë më të rëndësishme në Kushtetutë. Vendimi i gjykatës është ai që jepet dhe ne si gjyqtarë nuk komentojmë përtej saj. Patjetër pas çdo vendimi të gjykatë ka palë që mbeten të pakënaqura, siç ndodh në çdo vendimmarrje tjetër të çdo gjyqësori. Pjesën e mendimeve ndryshe ne e shohim si vlerë e lirisë së demokracisë në lidhje me zbatimin e të drejtës për t’u shprehur, por përtej saj vendimi i Gjykatës ka argumentet dhe nuk mund të komentojmë. Patjetër që respektojmë mendimin ndryshe, por si një mendim që i takon publikut. Gjykata vepron në mënyrë hermetike, kështu që pjesa tjetër sesi mendon publiku për një vendim gjykate e bazuar në kushtetutë është vetëm një arritje e të drejtës për t’u shprehur”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts