Belgjika, Jordania dhe Bashkimi Europian, kanë bërë një thirrje të përbahskët për mbrojtjen e fëmijëve palestinezë.
“Thirrja për veprim për fëmijët palestinezë në Bregun Perëndimor dhe Gaza” u nis nga misionet belge, jordaneze dhe të Bashkimit Evropian në Kombet e Bashkuara të premten dhe u bën thirrje të gjitha shteteve anëtare t’i bashkohen nismës.
Thirrja për veprim përfshin pesë pika:
-U bëhet thirrje të gjitha palëve që të arrijnë një armëpushim të menjëhershëm në Gaza.
-Respektimi i të drejtave ndërkombëtare të njeriut dhe ligjit humanitar në Gaza dhe Bregun Perëndimor.
-Dhënia fund “shkeljeve të rënda” kundër fëmijëve palestinezë, duke përfshirë lirimin e atyre që mbahen në paraburgim dhe robëri në Bregun Perëndimor dhe Gaza.
-“Qasje e sigurt dhe e pakufizuar humanitare” në Gaza dhe Bregun Perëndimor të pushtuar.
-Sponsorët e thirrjes gjithashtu zotohen të mbështesin përgjigjet e përshkallëzuara të OKB-së për nevojat e fëmijëve palestinezë në Gaza dhe Bregun Perëndimor.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co