Bota

Situatë paniku në Elbasan! Pëson rrjedhje cisterna e gazit pranë karburantit, policia ndërpret energjinë eklektike dhe evakuon zonën

situate paniku ne elbasan peson rrjedhje cisterna e gazit prane karburantit policia nderpret energjine eklektike dhe evakuon zonen



































Një situatë paniku është krijuar mbrëmjen e sotme në Elbasan, pasi një cisternë gazi në një pikë karburanti në afërsi të qendrës së qytetit, është konstatuar se kishte pësuar rrjedhje.

1717333777_policia-770x434

Për të evituar një incident me pasoja të rënda, mësohet se është boshatisur lokali dhe pallati që ndaheshin pranë karburantit.

Ndërkaq, është ndërprerë edhe energjia elektrike, ndërsa disa rrugë janë bllokuar dhe po monitorohen nga forca të shumta policie.

Po ashtu, në vendngjarje është paraqitur edhe zjarrfikësja. Ende nuk dihen shkaqet se përse cisterna është dëmtuar, por fatmirësisht sipas burimeve zyrtare të policisë gjithçka ka kaluar pa pasoja dhe situata është nën kontroll .

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts