Kryeministri libanez tha dje rreth një milion njerëz janë zhvendosur ndërsa sulmet ajrore të Izraelit vazhdojnë në të gjithë Libanin.
Me strehimoret të krijuara në mënyrë urgjente në Bejrut të paaftë për të akomoduar të gjithë ata që janë zhvendosur nga jugu, shumë persona po flenë buzë rrugës, në sheshe publike ose në plazh.
“Ne u detyruam të linim fshatrat dhe shtëpitë tona dhe të vinim në Bejrut, por nuk ka shtëpi apo shkolla të disponueshme, të gjitha janë të mbipopulluara .Nëse i mbijetojmë bombardimeve, rrezikojmë të vdesim nga moti i ftohtë dhe sëmundjet. Ne nuk mund të përballojmë ilaçet nëse sëmuremi. Shumë vuajnë në rrugë,” tha një burrë për BBC Arabic.
Një person tjetër thotë se tani jeton në rrugë dhe nuk di çfarë të bëjë.
“Ne lamë gjithçka pas dhe arritëm këtu pa rroba apo ende të tjera me vete. Qiratë e apartamenteve janë rritur përtej mundësive tona, duke na lënë në rrugë me fëmijët në dimrin e ftohtë. Ne po përballojmë një situatë vërtet tragjike”, u shpreh ai.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co