“S’jam i qetë, ka presion nga njerëz civil”, Edlir Tetova: Egnatia bëri disa gabime, sot çaloi sulmi

sjam i qete ka presion nga njerez civil edlir tetova egnatia beri disa gabime sot caloi sulmi
sjam i qete ka presion nga njerez civil edlir tetova egnatia beri disa gabime sot caloi sulmi

Edlir Tetova, numri një i stolit të Egnatias, dha opinionin e tij pas humbjes 1-0 me Erzenin. Ai nuk hezitoi të fliste për raste presioni dhe përleshje fizike në sfidën e mbajtur në “Arenën e Demave”.

Meritonte më shumë Egnatia? “Pjesë e parë e balancuar me disa gabime nga ana jonë. Nuk besoj presion të madh nga Erzeni, por kemi dhënë ne topat për rastet që u krijuan. Pastaj Erzeni nuk kishte çfarë të humbte. Dalja me karton të kuq nuk e besoj për çfarë ndodh kur provokimet janë nga stoli. Në atë rast u mbyll gjithçka”.

A mendon se skuadra mund të luajë içik më shpejt? Çfarë mendon se ndikoi? “Sot çaloi më shumë sulmi. Montenegro gjatë javës ka qenë me sërume. Topin e kishim në zotërim, ka gabime, por mendoj se pjesa më kryesore presioni”.

Xhemajli? “Dhe 2 javë jashtë. Lajm i mirë se na afrohet Gjata këtë javë. Ky është kampionati”.

I qetë? “Jo nuk është se jam i qetë, pak i frikësuar sepse çfarë nuk ndodhi në sallon. Duke pasur dhe presion nga njerëz civil. Këtu nuk ka kush të mbrojë. Por trajneri është regjizor, nuk mund të ketë presion të asnjë lloj. Nuk është normale fare”.

Morët sqarim për Spahiun. “Shan stoli lojtarin dhe del me të kuq, si ta marr kur lojtari im dënohet ndërsa i atyre jo. Ne jemi në katërshe, i kemi të gjitha gjërat në dorë nëse është ky presion dhe nuk na lejohet të luajmë futboll”.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →