Bota Shqiperia

“S’je më e gjallë në Shqipëri”- Familja e konsideroi “mollë sherri” për vrasjen e të vëllait, e motra viktimës mes lotësh rrëfen kërcënimet: Më kthyen kurrizin, pasuria e babit s’më ka interesuar!













































Brunilda Gjoni, e cila konsiderohet si një mollë sherri për vrasjen e vëllait të saj Asim Gjoni nga babai i tyre Hekuran Gjoni, ka treguar se pas krimit mbrëmjen e 1 Shkurtit familja i ka kthyer kurrizin.

hekuran gjoni asim gjoni brunilda gjoni

Në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, ajo tregoi se është kërcënuar me jetë, duke kërkuar mbrojtje nga shteti.

Ajo theksoi se nuk i interesuar kurrë pasuria e babait dhe se kanë pasur gjithmonë konflikte në familje, duke shtuar jeta e saj është në rrezik.

“Unë nga shteti kërkoj mbrojtje. Sepse kam frikë të dal edhe nga spitali. Skam ku shkoj dhe ku rri. kërkoj mbrojtje më kanë thënë që “Nëse flet kundra familjes ti e gjallë nuk do të jesh në Shqipëri”. (Qan) Kam frikë, familja më ktheu kurrizin, hyra për ti ndarë. Po tregoj të drejtën siç është. Brunildës nuk i ka interesuar pasuria e babit, prindërit doja ti largoja nga aty.

Pse të më marrin inat, as 5 lekë nuk i kam marrë. Pse të më telefonojnë e të më thonë “mos u duk në këtë lagje se je e vrarë” Për çfarë kam e vrarë? S’kam bërë krim. Jeta ime është në rrezik. Akoma s’po marr veten.

Jam në spital dhe askush nuk është interesuar të vijë, nuk u kam bërë gjë”, tha Brulinda Gjoni.

LEXONI EDHE: “Oj bijë m’u errën sytë!”- Motra e viktimës rrëfen çfarë i tha i ati pas krimit! Brunilda: Asimi ishte i shtrirë pa jetë në krevatin që flinte babai! U pendua, mori peshqir për…

LEXONI EDHE: “Më kanë kërcënuar me jetë”- Krimi te Kodra e Priftit, flet motra e viktimës: Asimi erdhi i dehur, e ofendoi babain dhe e kapi nga organi gjenital! Ai i nguli thikën

LEXONI EDHE: “Më kanë kërcënuar me jetë”- Krimi te Kodra e Priftit, flet motra e viktimës: Asimi erdhi i dehur, e ofendoi babain dhe e kapi nga organi gjenital! Ai i nguli thikën

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

Similar Posts