“S’ka konkurrencë!”, PD: Në 11 vite të qeverisjes së Edi Ramës, është përkeqësuar mjedisi i sipërmarrjes

ska konkurrence pd ne 11 vite te qeverisjes se edi rames eshte perkeqesuar mjedisi i sipermarrjes
ska konkurrence pd ne 11 vite te qeverisjes se edi rames eshte perkeqesuar mjedisi i sipermarrjes

Partia Demokratike ka lëshuar një lumë me akuza në drejtim të qeverisë Rama se tenton të heqë vëmendja nga situata e vështirë ekonomike, duke bërë samite.

Në një dalje për mediat, Oriola Pampuri theksoi se në 11 vite të qeverisjes së Edi Ramës, është përkeqësuar mjedisi i sipërmarrjes, mungon konkurrenca e meritokracisë, përqasje ndaj shtresës së mesme jo stimuluese.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE
Përtej tam-tameve përgjatë kësaj jave dhe protagonizmit të Edi Ramës në rolin e ri tashmë të organizatorit të eventeve ndërkombëtare, qartazi i është larguar plotësisht qeverisjes normale të vendit dhe nuk adreson problemet reale të qytetarëve.

Këtë e tregon situata ekonomike e familjeve, sipërmarrjes, fermerëve, të rinjve e pensionistëve të vendit. Në dy dekadat e fundit popullsia e Shqipërisë është plakur me ritme të shpejta, gati dy herë më shumë se norma mesatare e plakjes së popullsisë në vendet e BE. Plakja e shpejtë e popullsisë, e cila përkon me numrin e lartë të personave që mbushin moshën e pensionit nga njëra anë dhe norma e punësimit në vend në ritme mjaft të ulta nga viti ne vit nga ana tjetër, gjë që po e çon drejt ezaurimit të plotë të raportit të zëvendësimit midis kontribuesve dhe përfituesve të pensioneve.

Aktualisht norma e zëvendësimit është 1.1 kontribues për pensionist, ndërkohë që një dekadë më parë ishte 1.4.

Por Shqipërisë gjithnjë e më shumë po i largohen përfundimisht me dhjetra e mijëra qytetarë duke vendosur të marrin një shtetësi të huaj. Sipas EUROSTAT në dy dekada 604 mijë shqiptarë kanë marrë një nënshtetësi të vendeve të BE, nga ku vetëm në dekadën e fundit (2013-2022) janë rreth gjysëm milionë shqiptarë. Shqipëria shënon po ashtu numrin më të lartë të papunësisë tek të rinjtë, mbi 32%.

Në 11 vite me rradhë të qeverisjes së Edi Ramës, është përkeqësuar mjedisi i sipërmarrjes, vihet re gjizhashtu, mungesa e konkurencës e meritokracisë, duke vijuar dhe me një përqasje ndaj shtresës së mesme jo stimuluese, ku me tatimin e ri ndaj mbi 200 profesioneve të lira, përkeqësohet zhvillimi dhe produktiviteti në vend. Politikat stimuluese mungojnë tërësisht, po ashtu financimi në inovacion, start-up, apo sektorët tradicional zhvillimor të vendit si Bujqësia dhe industria e lehtë përpunuese janë në nivele disa herë më të ulta se vendet e rajonit, çka i bën produktet shqiptare jo të konkurueshme as së brendshmi e as së jashtëmi.

Në mungesë të një qeverisjeje në shërbim të qytetarëve, transparente dhe llogaridhënëse e cila në fakt është në shërbim vetëm të një grushti oligarkësh apo njerëzish me interesa të ngushta me qeveritarët nëpërmjet konçesioneve e PPP-ve abuzuese, të cilët po e asfiksojnë ekonominë tonë të vogël, duke penguar të rritet e duke krijuar një mjedis që i shkurajon qytetarët që të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri.

Shqiptarët meritojnë një qeverisje të përgjegjshme, transparente e llogaridhënese. Një qeverisje normale, që ka në qëndër qytetarin dhe e orienton vendin drejt zhvillimit e mirëqënies. Partia Demokratike shumë shpejt do të shpalosë programin e saj dhe modelin e qeverisës, i cili nëpërmjet konsultimit me qytetarët e grupet e interesit do të synojë ti japë frymëmarrje familjeve, biznesit, të rinjve dhe ti rikthejë dinjitetin pensionistëve e shtresave të tjera sociale.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →