“S’ka pasur eksport të mbetjeve të rrezikshme”- Rama i përgjigjet Bardhit: Transporti i tyre në rrugë detare nuk është i ndaluar

ska pasur eksport te mbetjeve te rrezikshme rama i pergjigjet bardhit transporti i tyre ne rruge detare nuk eshte i ndaluar
ska pasur eksport te mbetjeve te rrezikshme rama i pergjigjet bardhit transporti i tyre ne rruge detare nuk eshte i ndaluar




































Kryeministri Edi Rama gjatë interpelancës me Gazment Bardhin tha se nuk ka ndodhur një eksport i mbetjeve të rrezikshme pasi sipas të dhënave dhe në bazë të dokumenteve eksporti i mallrave në fjalë nuk është i rrezikshëm.

Rama u shpreh se dogana ka certifikatë për këtë bashkë me analizën e mallit të kryer në një vend të BE-së.

“A është kryer eksport i mbetjeve të rrezikshme? Sipas të dhënave të bëra me dije publikisht në çdo deklaratë dhe dokument të paraqitur nga subjekte private është shumë e qartë se eksporti i mallrave në fjalë nuk është eksport mbetjesh të rrezikshme, dogana ka të bashkangjitur certifikatë e analizës së mallit nga në një laborator nga një vend i BE-së. Në të dija raste nga Elbasani drejt Tajlandës për mes Durrësit dhe nga Kosova drejt Kinës drejt Durrësit, janë transportuar nga porti i Durrësit drejt porteve Evropiane me të gjithë dokumentacionin përkatës përmes linjave përkatëse, kanë qëndruar dhe janë magazinuar përkohësisht në vendet e BE-së ku askush nuk i ka penguar më pas janë lejuar të bëjnë itinerarin e tyre. Mallra me klasifikim të tillë nuk konsiderohen si mbetje të rrezikshëm as nga katalogët evropiane. E njëjta gjë vlen edhe nga pikëpamja e legjislacionit aktual dhe të transportit detar. Edhe aludimi për mos veprim të administrate portuale apo asaj detare në rastin më të mirë është alogjik dhe në rastin më të keq kemi të bëjmë me një aludim psikopatologjik, i artikuluar nga burimet ndotëse të Tiranës politike dhe mediatike. Edhe sikur këto mallra të ishin të rrezikshme transporti i tyre në rrugë detare nuk është i ndaluar as nga ai detar as ndërkombëtare”, tha Rama.

Rama ironizoi edhe Sali Berishën, duke thënë se “përveç në portin e mbetjeve që administrohet nga penxherja e katit të tetë nuk analizohet çdo ngarkesë”

“Janë ngritur pyetje pse nuk janë bërë analiza. Pse nuk janë bërë analiza? Sepse në asnjë port të botës, përveç në portin e mbetjeve që administrohet nga penxherja e katit të tetë nuk analizohet çdo ngarkesë. Aty ngarkesa rri lart dhe analizon ata që rrinë poshtë. Vetëm në fantazinë malinje të tyre që nuk e kanë haberin e  punëve të shtetit bëhen analiza thes me thes dhe kuti më kuti për të gjetur votën e duhur në kutinë gabuar dhe pastaj për të futur pasi janë sakatuar. Prej 2017 kemi një normë të kontrolleve fizike në pikat kufitare disa fis më të lartë sa mesatarja e BE”, u shpreh kryeministri.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →