Shqiperia

“S’ka perde të hekurta për paqen!”, Spiropali: Përulemi para sakrificës së Ukrainës, Shqipëria ndër vendet e para që vendosi sanksione ndaj agresorit

ska perde te hekurta per paqen spiropali perulemi para sakrifices se ukraines shqiperia nder vendet e para qe vendosi sanksione ndaj agresorit
ska perde te hekurta per paqen spiropali perulemi para sakrifices se ukraines shqiperia nder vendet e para qe vendosi sanksione ndaj agresorit

Teksa sot mbushen dy vite nga nisja e agresionit rus në Ukrainë, ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentit, Elisa Spiropali deklaroi se bota sot po njeh një luftë të re të paprecedentë.

Ajo tha se Shqipëria ka qenë ndër vendet e para që i është bashkuar vullnetit për të vendosur sanksione ndaj agresionit. Po ashtu ajo theksoi se Shqipëria ka ngritur zërin dhe në Këshillin e Sigurisë.

“Një ndër mendjet më të ndritura, Curcill paralajmëronte tragjedi të re. Ai pa rrënjët e një lufte, në një kohë kur pritej paqja. Bota u nda sërish në dy anë armiqësore. 3 dekada pas rënies së komunizmit, shpërbërjes së dhunshme të ish-Bashkimit Sovjetik, një tjetër perde e hekurt ka ndarë rishtaz Europën. Kësaj here në Ukrainë, aty ku Rusia ka shpërthyer një luftë të re, të padrejtë dhe totalisht mizore. Perdja e re e hekurt është aty, pasi fantazia dhe tmerri i luftës është real. Vdekja vjen për një faj të vetëm, viktimat i përkasin një kombi tjetër, që ka vendosur të jetojë në një mënyrë tjetër, duke parë nga perëndimi dhe me shpinë nga e shkuara. Ne e njohim këtë sakrificë të Ukrainës dhe i përulemi asaj. Është e vështirë që të kuptohet drama dhe tragjedia që po ndodh aty.”, tha Spiropali.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts