“S’kam dilema për formacionin, pres Shqipëri me besim”, trajneri Sylvinho: Kujdes ndaj Çekisë, jemi përgatitur për maksimumin (E PLOTË)

skam dilema per formacionin pres shqiperi me besim trajneri sylvinho kujdes ndaj cekise jemi pergatitur per maksimumin e plote
skam dilema per formacionin pres shqiperi me besim trajneri sylvinho kujdes ndaj cekise jemi pergatitur per maksimumin e plote

Numri një i pankinës së Shqipërisë, Sylvinho doli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes Çekinë, takim ky i programuar për të premten mbrëma. Trajneri kuqezi tha se kundërshtari është mjaft i fortë, por u shpreh besimplotë për rezultat pozitiv në Pragë.

“Na pret një ndeshje e vështirë. Çekia është ekip i ashpër, bën tranzicione të shpejta. Ka mesfushorë që mund të shënojnë gola. Sulmuesi kryesor është i fortë. Ne kemi bërë përgatitjet si duhet, nuk futemi në fushë për të barazuar. Futemi në fushë për të bërë më të mirën.

Puna në kombëtare është e tillë, nuk ke shumë kohë për t’u përgatitur. Jemi të bindur për ekipin që do zgjedhim. Nuk ka shumë kohë për të humbur, koha ecën shpejt. Jemi të bindur se do futemi në fushë për më të mirën.

Sulmi- Herën e parë kishim Manaj dhe nuk kishim Dakun. Tani është e kundërta. Janë lojtarë të fortë, por kanë karakteristika të ndryshme. Gjithë stafi punon në kohë të zgjatur.

Nuk ka ndonjë arsye të veçantë pse e kryem stërvitjen zyrtare në Tiranë, thjesht për arsye logjistike. Ne kishim në fluturim që duhet të ishim këtu në 5 dhe që mos kishim arsye të humbisnim stërvitjen pasi biseduam, vendosëm ta kryenim atje. Ne kemi një qendër shumë të bukur atje. Nuk i kam kërkuar Laçit të më japë informacione por do ta pyes sot, nëse nuk më përgjigjet nuk do të luajë, nëse do të përgjigjet do të luajë

Kemi lojtarë të mirë që luajnë në nivele të larta. Kemi Bajramin që kaloi te Rangers. Mendoj se do të jetë një ndeshje e bukur. Nuk do ketë sens inferioriteti. Nëse shikojmë Çekinë, kanë qenë në Europian, pastaj në Botëror, pastaj në Europian prap. Ne po bëjmë mirë së fundmi. Ky është rrugëtimi jonë” – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →