Shqiperia

“Skandal”, avokati i Belerit: Iu ndërpre fjala të pandehurit, vendimi me urdhër politik. Do e ankimojmë

skandal avokati i belerit iu nderpre fjala te pandehurit vendimi me urdher politik do e ankimojme
skandal avokati i belerit iu nderpre fjala te pandehurit vendimi me urdher politik do e ankimojme

TIRANË – Avokati i Fredi Belerit, Geni Gjyzari, në një deklaratë të shkurtër për mediat tha se e priste këtë vendim për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës.

Ai tha se kryetari i seancës së sotme ishte vazhdimisht në tension, duke shtuar se Belerit i është ndërprerë fjala. Avokati deklaroi se vendimi do të ankimohet, ndërsa nënvizoi se vendimi është dhënë me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

“Kryetari i seancës e ndërpreu diskutimin e zotit Beleri, teksa ka transmetuar tensionin që kishte jashtë këtij procesi. Tensioni i tij nuk na la të dyshojmë se Beleri do të dënohej. E padëgjuar ndonjëherë, ai ia ndërpreu fjalën zotit Beleri, të pandehurit pra.

Është e padëgjuar. Është dhe një vendim politik. Siç e porositi kryeministri, ashtu mori vendim edhe gjykata. Prokuroria nuk ka sjellë asnjë provë, aktet proceduriale janë të gjitha të falsifikuara. Është ndjekur 4 ditë nga policia i dyshuari pa vendim Prokurorie, që është skandal. Prokuroria këtë qëllim kishte, ra nën presionin e policisë”, tha avokati i Belerit.

[embedded content]

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts