Skandal i kompanisë së fluturimit ajror “Air Albania”. Avioni i linjës Milano-Tiranë ka braktisur pasagjerët, pasi i ka lënë për dy orë me radhë të presin, në nisje të fluturimit.
Fluturimi ishte parashikuar për në orën 16.50, por është shtyrë për në orën 20.30. Edhe pse pasagjerët janë embarkuar në bordin e avionit, ata janë lënë të presin për 2 orë, ndërsa askush nga kompania nuk i ka sqaruar.
Pasi kanë qëndruar 2 orë të bllokuar në avion.
Pasagjerët kanë kontaktuar me BalkanWeb ku kanë shprehur shqetësimin se si Air Albania i kishte braktisur në aeroportin e Milanos. Ata denoncojnë kompaninë për arrogancë teksa nuk ka dhënë shpjegime për anulimin e fluturimit dhe as për rrethanat.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co