Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për studentët e mjekësisë.
Përmes një reagimi, Vasili akuzon qeverinë se kjo e fundit nuk po zbaton vendimin e Kushtetueses sa i takon punës së detyruar të studentëve të Mjekësisë pas mbarimit të universitetit, në mënyrë të tillë që të pajisjen më pas me diplomë. Sipas tij këto ndryshime në ligj, nuk kaluan për miratim në Kuvend.
REAGIMI
Skandali.Rilindja nuk zbatoi Vendimin e Kushtetueses per studentet e mjeksise!
Rilindja me Edi Ramen ne krye sillet si nje grup rrugaçesh, qe s’njohin as Kushtetute dhe as ligje.
Vendimi i Gjykates Kushtetuese lidhur me punen e e detyruar te studenteve te mjeksise pas mbarimit te universitetit, i shpallur ne 4 mars 2024 ne Fletoren Zyrtare, kerkonte qe brenda tre muajve, pra brenda 4 qershorit, Kuvendi te bente ndryshimet ne ligj.
Ja ç’thote Vendimi i Gjykates Kushtetuese:
🚩 4. Detyrimin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë që të miratojë ndryshimet e nevojshme
ligjore brenda 3 (tre) muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.
Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.
Marrë më 25.01.2024
Shpallur më 26.02.2024.
Perfundim:
➖️➖️➖️➖️
Rilindasit e mbajten hapur Parlamentin deri 29 korrik 2024.
Pra parlamenti kishte plot 5 muaj kohe per te bere ndryshimet e urdheruara nga Gjykata Kushtetuese.
Rilindasit bene edhe Seance te Jashtezakonshme se ju tek Edi Rames te ndryshonte tre ministra ne mes te beharit.
Rilindasit me procedure te pershpejtuar kane miratuar per tre – kater jave afera te njepasnjeshme korruptive miliardere, ndersa per ligjin e studenteve as e vune ujin ne zjarr.
Kjo maxhorance eshte grupimi politik me antiligj dhe antishtet, qe Shqiperia ka pare qe nga 1912.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co