Skandali i Onkologjikut/ Lapaj: Maskarallëk kolektiv, çështjes e një shoqërie të shembur

skandali i onkologjikut lapaj maskarallek kolektiv ceshtjes e nje shoqerie te shembur
skandali i onkologjikut lapaj maskarallek kolektiv ceshtjes e nje shoqerie te shembur

Adriatik Lapaj, Koordinator i lëvizjes politike “Shqipëria Bëhet” në emisionin Open në Neës24, duke komentuar skandalin në spitalin Onkologjik ka kërkuar reagimin e shoqërisë. “Nuk është çështja e 5 mjekëve, por është çështja e një shoqërie që është shembur, që ka marrë fund”, tha Lapaj.

Ai tha se kjo që ka ndodhur është maskarallëk kolektiv.

“QSUT na bën me dije një tender për një medikament, ku janë marrë sasi më pak se ato që janë paguar. Janë paguar të gjithë flakonët dhe janë marrë në dorëzim sasi më të pakta. Të gjitha këto dokumente do të çohen në SPAK, sepse ky është maskarallëk”, tha Lapaj.

[embedded content]

Ai tha se nuk është problemi vetëm te Onkologjiku, por edhe te Hemofilia. “Janë sëmundje të rënda, duhen medikamente që u shërbejnë të sëmurëve, ndërsa këtu lihen në mëshirën e donacioneve”, tha Lapaj.

Ai tha se në rastet e tromboeftomive nuk ka ekzaminime, nuk ka pajisje, ndërkohë që në privat paguhet 20 mijë euro. “E dini ju që në shtet janë kryer vetëm 5 ndërhyrje në vit?”, tha Lapaj.

Ai u shpreh se duhet të mbajnë përgjegjësi për mungesën e pajisjeve dhe medikamenteve që nga Kryeministri, ministri i Shëndetësisë dhe deri te drejtuesit e QSUNT. “Ose të thonë s’kemi lekë dhe të dalim ne të mbledhim nga 5 euro për të mbledhur fondin, ose të thonë pse nuk ka pajisjet që shpëtojnë jetë njerëzore”, tha Lapaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →