Artur Meçollari, ish-zv.komandant i Forcave Detare, ka këshilluar zv.Kryeministren Belinda Balluku që të marrë një avokat sa herë që flet për mbetjet toksike që kaluan nga Porti i Durrësit.
Në një postim në rrjetet sociale, Meçollari shkruan se Këshilli Drejtues i Autoritetit Portual Durrës me vendimin nr. 16, datë 21 dhjetor 2021 ka miratuar rregulloren për përpunimin e ngarkesave të rrezikshme në Portin e Durrësit.
Në vijim ai sqaron se Kodi IMDG (Kodi Ndërkombëtar i Mallrave të Rrezikshme Detare) është i detyrueshëm sipas Konventës Ndërkombëtare për Sigurinë e Jetës në Det (SOLAS) dhe Konventës Ndërkombëtare për Parandalimin e Ndotjes nga Anijet (MARPOL).
“Kodi IMDG është i detyrueshëm në Portin e Durrësit dhe autoriteti i zbatimit të tij është Autoriteti Portual Durrës (APD)”, shkruan ai. Reagimi i Meçollarit ka ardhur pas qëndrimit të mbajtur nga zv.Kryeministrja Balluku, e cila hoqi përgjegjësinë nga vetja dhe institucioni që drejton, duke u shprehur se transporti i këtyre mbetjeve në vendin tonë ndodh që nga vitin 1998.
Balluku ka “fajësuar” mediat, se një gjë e tillë mori të tilla përmasa vetëm si pasojë e vëmendjes që iu kushtua në media.
“Çështje delikate që e konsideroj shumë të komplikuar nga ana juridike dhe procedurale. Po preket imazhi i Shqipërisë, të presim vendimet nga proceset që kanë nisur. Çështja tani ka marrë emrin “Porti i Durrësit”, që është komplet e ndryshme nga çështja e mbetjeve të rrezikshme. Kjo sepse kam vënë re që përfshihet Ministria e Infrastrukturës e energjisë Autoriteti Portual i Durrësit apo ministri të tjera.
Postimi nga Artur Meçollari
Dikush duhet ti thotë Zv/KM dhe Ministres përgjegjëse për Portin e Durrësit Znj. Belinda Balluku, që të marri një avokat kur flet për mbetjet toksike që kaluan nga Porti i Durrësit.
Këshilli Drejtues i Autoritetit Portual Durrës me vendimin nr. 16, datë 21 dhjetor 2021 ka miratuar rregulloren për përpunimin e ngarkesave të rrezikshme në Portin e Durrësit.
Kodi IMDG (Kodi Ndërkombëtar i Mallrave të Rrezikshme Detare) është i detyrueshëm sipas Konventës Ndërkombëtare për Sigurinë e Jetës në Det (SOLAS) dhe Konventës Ndërkombëtare për Parandalimin e Ndotjes nga Anijet (MARPOL).
Kodi IMDG është i detyrueshëm në Portin e Durrësit dhe autoriteti i zbatimit të tij është Autoriteti Portual Durrës (APD).
Kodi IMDG është në fuqi në Portin e Durrësit pasi:
1) Shqipëria me ligji nr. 9594, datë 27.07.2006, ka aderuar në Konventën MARPOL.
2) Shqipëria me ligji nr. 9213, datë 1.4.2004, ka aderuar në Konventën SOLAS.
Detyrat e APD:
1. Zbatimi i legjislacionit kombëtar dhe ndërkombëtar për transportin e mallrave të rrezikshme.
2. Të udhëzojë të gjithë agjentët, përdoruesit/punonjësit/strukturat përgjegjëse të portit në përpunimin e mallrave të rrezikshme.
3. Dokumentimi i të gjithë procesit të ngarkesave të rrezikshme.
4. Pajisja e të gjithë punonjësve që merren me mallra të rrezikshme dhe pajisje sigurie ku kërkohet trajnim për përdorimin e tyre.
Klasifikimi i substancave (NGARKESAVE TE RREZIKSHME) sipas kodit IMDG (International Maritime Dangerous Goods Code)
Klasa 1 – Materialet dhe substancat shpërthyese.
Klasa 2 – Gazet e presuara dhe gazet e lengshme nën presion.
Klasa 3 – Materialet e lëngëshme me rrezikshmeri të lartë ndezje.
Klasa 4 – Materialet solide të ndezëshme, materiale dhe substanca që ndizen në mënyrë spontane ose me prekjen me të lehtë.
Klasa 5 – Materialet hidrokarbure dhe piroksidet organike.
Klasa 6 – Materialet toksike dhe ato infektuese.
Klasa 7 – Materialet radioaktive.
Klasa 8 – Materialet korrozive.
Klasa 9 – Materialet e rrezikshme që, nga përvoja, përdorimi e karakteri i tyre, mund të paraqesin rrezikshmëri për mjedisin dhe qëniet e gjalla.
Më poshtë një brifing i mbajtur nga APD mbi zbatimin e Kodit IMGD.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co