Bota Shqiperia

Skandali me mishin e pulës me Salmonelë, AKU aksion të befasishëm në disa supermarkete në Vlorë

skandali me mishin e pules me salmonele aku aksion te befasishem ne disa supermarkete ne vlore













































Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Vlorë, ka nisur prej disa ditësh një aksion të befasishëm në dhjetëra biznese të qytetit.

aku vlore (5)

Ky aksion është përqendruar te subjektet private të evidentuara me risk, ku mund të ketë tregtim të mishit të pulës të kontaminuar me salmonelë.

Inspektorët e sigurisë ushqimore po vijojnë kontrollet edhe këtë të enjte. Sipas informacioneve, kontrollet janë shtrirë edhe në subjektet private në fshatra dhe brenda lagjeve, për shkak të rrezikut të shpërndarjes së këtij produkti.

aku vlore (1)

Pjesë e kontrolleve do të jenë gjithashtu restorantet dhe fast-food-et e qytetit. Disa prej këtyre subjekteve janë kontrolluar më parë, ndërsa tani po inspektohen të tjera.

Në hyrje të subjekteve private janë vendosur tabela informuese për klientët, të cilat evidentojnë produktet që përmbajnë salmonelë.

aku vlore (2)

Njëkohësisht, përmes tabelave u bëhet thirrje qytetarëve që, nëse kanë blerë këtë produkt, të mos e konsumojnë dhe ta kthejnë në subjektin ku e kanë blerë.

Gjithashtu, nëse e kanë konsumuar, mund të raportojnë rastin. Për këtë qëllim, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, rajoni Vlorë, ka vënë në dispozicion numra kontakti për qytetarët.

aku vlore (1)

aku vlore vlore

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co

Similar Posts