Shqiperia

Skandali te Onkologjiku, Beçi: Ka korrupsion, shpërdorim detyre e ndoshta edhe neglizhencë në mjekim

skandali te onkologjiku beci ka korrupsion shperdorim detyre e ndoshta edhe neglizhence ne mjekim
skandali te onkologjiku beci ka korrupsion shperdorim detyre e ndoshta edhe neglizhence ne mjekim

Eugen Beçi, ish-Kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, në emisionin Open në News24, duke folur për skandalin te spitali Onkologjik në QSUNT, tha se Prokuroria e Tiranës gjatë hetimit që ka kryer, bazuar te indiciet, ka finalizuar një operacion të këtij lloji, që zbulon korrupsionin në një sektor, si ai i shëndetësisë.

Beçi tha se nga ky hetim zbulohen një seri problematikash jo vetëm me kontrabandimin e ilaçeve, por disa veprime të kundraligjshme, përfshi edhe atë aparaturën e kobaltit.

[embedded content]

“Nuk kemi vetëm shpërdorim detyre, por edhe korrupsion. Dhe ky i fundit është një vepër penale që e thith atë të shpërdorimit të detyrës”, tha Beçi.

Ai u shpreh se në rastin konkret, kur thuhet se pacientëve nuk u është dhënë sasia e duhur e medikamentit, nuk mund të themi se mjeku ka dashur të bëjë vrasjen, por mund të klasifikohet si “neglizhencë gjatë mjekimit”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts