Skandali te Onkologjiku, Dollenberg: Duket si një pazar, mjekët po dalin si tregtarë

skandali te onkologjiku dollenberg duket si nje pazar mjeket po dalin si tregtare
skandali te onkologjiku dollenberg duket si nje pazar mjeket po dalin si tregtare

Skandali që ka përfshirë spitalin Onkologjik në QSUNT është trajtuar në rubrikën “Çështja e Ditës” në News24.

Aurora Dollenberg, kryetare e federatës së mjekëve shqiptarë në Europë, referuar publikimeve në media, tha se dukej si një pazar që bëhej mes mjekëve për jetën e pacientëve.

Ajo tha se fenomene të tilla mund të ndikojnë për të sjellë ndryshime në shërbimin shëndetësor në Shqipëri, veçanërisht përsa i takon onkologjikut.

Por, sipas saj, kemi edhe një efekt negativ, që në opinionin publik mund të humbasë besimi te mjeku shqiptar, pasi këto fenomene që po shikojmë na shokojnë totalisht, kur mjekët nuk dalin si humanistë, por si tregtar.

Dollenberg tha se fakti që ka pacientë shqiptarë që kërkojnë ndijhmë për tu trajtuar në Gjermani, qoftë edhe për tu diagnostikuar, megjithëse nuk është se bëhet ndonjë diagnostikim ndryshe nga ajo çfarë bëhet në Shqipëri, tregon se ka një rënie të besimit të këtyre pacientëve te mjekët në Shqipëri apo te sistemi.

Ajo tha se sa më shpejt të nisë trajtimi i sëmundjeve kancerogjene aq më shumë shtohen shpresat, ndaj edhe në Gjermani nuk ka një sorollatje në rastet e diagnostikimin.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →