Shqiperia

Skandali te Onkologjiku, gazetari: Tre çështjet që po hetohen, pjesë e dosjes edhe komunikimet në…

skandali te onkologjiku gazetari tre ceshtjet qe po hetohen pjese e dosjes edhe komunikimet ne
skandali te onkologjiku gazetari tre ceshtjet qe po hetohen pjese e dosjes edhe komunikimet ne

Gazetari Armand Bajrami në emisionin “Open” në News24, duke komentuar skandalin te Onkologjiku në QSUNT, tha se janë 3 çështje: transferimi i pacientëve në klinikën private, nxjerrja e ilaçeve të farmacisë së spitalit në farmaci private, si dhe mos vënia në funksion të pajsjes së kobaltit.

Bajrami tha se kjo pajisje shërben për procedurat kuruese të pacientëve që marrin shërbime te Onkologjiku.

[embedded content]

“Kjo pajisje nuk është vënë në funksion prej vitit 2021, ndërkohë që problematikë shumë të theksuar krijon fakti se kjo pajisje çliron radio-aktivitet dhe nuk është vendosur në ambientin e duhur, në një dhomë bunker, ndërsa është lënë në dhomë normale”, tha Bajrami.

Ai u shpreh se në pjesën e dosjes së prokurorisë është edhe shqetësimi i ngritur nga mjekët në një grup ‘whatsapp’, por që nga drejtuesit apo administrata e QSUNT, i thuhej që të linin specialistët që të flisnin.

Në vijim Bajrami tha se bëhet fjalë për një pajisje që jo vetëm nuk është përdorur, por ka vënë në rrezik edhe jetën e stafit mjekësor.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts