Pas skandalit tek Onkologjiku, ku mjekët sugjeronin pacientët në klinika private, qytetarët janë mbledhur në një protestë përpara Ministrisë të Shëndetësisë.
Gazetari i News 24 Osman Stafa tha në këtë protestë se është një turp i madh që të bëhet pazar me jetën. Gazetari tha se Prokuroria ka nisur hetimet për këtë rast me akuza që janë të lehta si “shpërdorimi i detyrës”. Ai i bëri thirrje SPAK-ut që të nisë hetim për këtë rast, si dhe të hetojë hollësisht çdo repart në QSUT, që mund të orientojë qytetarët në klinika private.
Osman Stafa: Ky është një skandal i madh. Thonë mjekët pa pikë turpi hajde se ja japim gjysmë mjekimi atij qytetarit. Është shumë turp. Prokuroria ka nisur hetim dhe është lajm i mirë. Por akuzat janë të lehta. Ti ke vrarë njerëz e si mund të hetohesh ti për shpërdorim detyre. SPAK të hetojë, çdo repart në QSUT, sepse çdo repart ka grupe të tilla, që çojnë qytetarët tek klinikat e tyre për t’i zhvatur. Fatkeqësisht në Shqipëri, nga të sëmurët ngelin ata që shesin shtëpinë, tokën, lopën, hyjnë në kredi, për t’u shëruar se nuk kanë mundësi ekonomike.
Melanoma është sëmundje dhe Ministria e Shëndetësisë thotë se ka mjekim vetëm për melanomën pozitive e jo atë negative. Ky diferendim është skandal. Shqipëria ka dhe mjekë të mirë, patjetër. Kjo është protestë kundër sistemit, nuk është vetëm kundër mjekëve, nuk mund të bësh pazar me jetën e dikujt, që përballet me sëmundje që nuk dihet si shkon. Nëse ti nuk reagon sot, nesër mund të kesh ti nevojë e nuk do të ketë kush të ngrejë zërin më për ty. Duhet që të sigurohen ilaçet nga spitalet. Në spitale mungojnë shumë medikamente e duhet të reagojmë të gjithë.
(d.xh-Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co