Kryetari i Nismës Thurje, Pano Soko, u shpreh në emisionin “Open” në News24 se korrupsioni në Shqipëri është kapilarizuar shumë thellë, që nga rojet e dyerve.
Duke komentuar deklaratat e Kryeministrit Edi Rama me shefat e shërbimit në QSUNT dhe mjekët, Soko u shpreh se ai duhet të na thotë se si erdhëm në këtë ditë.
Soko u shpreh se nuk ka krim më të madh se njerëzve që janë në pozicionet më delikate, mjekët, që kanë në dorë jetën e njeriut, paguhen me 600 apo 700 mijë lekë në muaj, ndërkohë që deputetët marrin 3 mln lekë në muaj.
[embedded content]
Në vijim ai tha se duhet të analizojmë sepse po ndodh korrupsioni, pse kërkojnë mjekët para, përtej atyre që deklaron Kryeministri.
Ai tha se Kryeministri bëri një monolog melankolik, por kjo nuk është detyra e Kryeministrit.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co