Shqiperia

Skandali te Onkologjiku/ SPAK nis hetimet, i kërkon GJKKO-së verifikimin e kushteve për masat ndaj 7 të akuzuarve

skandali te onkologjiku spak nis hetimet i kerkon gjkko se verifikimin e kushteve per masat ndaj 7 te akuzuarve
skandali te onkologjiku spak nis hetimet i kerkon gjkko se verifikimin e kushteve per masat ndaj 7 te akuzuarve

SPAK ka nisur hetimet për skandalin te Onkologjiku. Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se SPAK i ka dorëzuar GJKKO kërkesën për verifikim kushtesh për masat ndaj shtatë personave nën hetim për rastin në fjalë. Ndërkohë, pas shpalljes së moskopetencës nga Prokuroria e Tiranës, SPAK e regjistroi çështjen edhe për korrupsion.

Sakaq, brenda dhjetë ditësh nga sot GJKKO duhet të caktojë seancën për të hetuarit. Gjykata e Tiranës la në fuqi masat ndaj 7 të akuzuarve të përfshirë ne skemën abuzive në Departamentin e Onkologjikut në QSUT. Bëhet fjalë për Edmond Gashin, mjek pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” u la në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”; Emiljano Lela, koordinator pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” u la në masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”; Alketa Ymeri (Pere), mjeke pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, e akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” u la në masën e sigurisë ““Detyrim Paraqitje”; Brikena Qirjazi, zv/Drejtoreshë në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik e akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” u la në masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”.

Po ashtu bëhet fjalë për Halil Gashin, i akuzuar për veprën penale të “Fshehjes së të ardhurave” u la në masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”; Florian Markun, i akuzuar për veprën penale të “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave që janë kontrabandë” u la në masën “Arrest në shtëpi” si dhe Drilona Kishta për të cilën ishte vendosur masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje” e akuzuar për veprën penale “Shpërdorim Detyre” nuk është bërë ekzekutimi i vendimit penal pasi ajo ishte jashtë shtetit dhe është vendosur njoftim në kufi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts