Petrit Vasili, deputet i PL-së, në rubrikën “Opinion” në Neës24, u shpreh se Ministria e Shëndetësisë bën vetëm sekserin e koncensioneve.
Duke komentuar skandalin më të fundit në spitalin e Onkologjisë në QSUNT, Vasili tha se përgjegjësia vërtet është individuale, por në kuadrin e një strukture publike nuk kemi të bëjmë me një përgjegjësi individuale.
“Këta ofrojnë një shërbim publik në emër të Republikës, nuk kemi të bëjmë me një mjek që ka një klinikë private dhe mban përgjegjësi individuale”, tha Vasili.
Ai tha se një mjekësi pa teknologji është e vdekur, ndërsa paratë shkojnë te koncensionarët, shkojnë për inceneratorët.
Vasili tha se kjo situatë është rezultat i lënies pas dore të gjithçkaje. Ai tha se korridoret e spitalit onkologjik janë një tmerr i vërtetë. Përsa i takon barnave, Vasili tha se “kur ka mungesa, kur kostot janë të larta, atëherë duhet një monitorim shumë i fortë, një kontroll me detaje, një kryqëzim kontrollesh”.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co