Skandali te Onkologjiku/ Zbardhet vendimi i GJKKO-së për masat e sigurisë ndaj 7 mjekëve dhe infermierëve

skandali te onkologjiku zbardhet vendimi i gjkko se per masat e sigurise ndaj 7 mjekeve dhe infermiereve
skandali te onkologjiku zbardhet vendimi i gjkko se per masat e sigurise ndaj 7 mjekeve dhe infermiereve

Zbardhet vendimi i GJKKO-së për masat e sigurisë ndaj 7 mjekëve dhe infermierëve të spitalit Onkologjik.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se bluzat e bardha, të përfshira në skandalin me të sëmurët me kancer, kanë 5 ditë kohë për ta ankimuar masat, të cilat u lanë sërish në fuqi.

Kujtojmë se Prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencë për çështjen në fjalë, duke ia kaluar për hetim SPAK-ut.

VENDIMI I ZBARDHUR
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 17.07.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Caktimin e masës së sigurimit ndaj personave ndaj të cilëve zhvillohet hetimi: Edmond Gashi dhe Emiljano Lela të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 248 dhe 259-25 të Kodit Penal; Alketa Ymeri (Pere), Brikena Qirjazi dhe Drilona Kishta të dyshuara për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal; Halil Gashi i dyshuar për kryerjen e veprës penale“Fshehjes së të ardhurave”, të parashikuar nga neni 180/1 i Kodit Penal, si dhe Florian Marku i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave që janë kontrabandë”, të parashikuara nga nenet 178 e 179 të Kodit Penal”.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Ardit Mustafaj, bazuar në nenet 88, 228 e vijues, 244 dhe 245 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 84, datë 24.07.2024, vendosi:
1.Caktimin ndaj shtetasit Edmond Gashi të masës së sigurimit “arrest në shtëpi” të parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, si i dyshuar: Për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 248 dhe 259/2-25 të Kodit Penal.
– Urdhërohet personi ndaj të cilit zhvillohet hetimi Edmond Gashi, të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në adresën ****.
2.Caktimin ndaj shtetasit Emiljano Lela të masës së sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si i dyshuar: Për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 248 dhe 259/2-25 të Kodit Penal.
– Urdhërohet personi ndaj të cilit zhvillohet hetimi Emiljano Lela , të paraqitet të martën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00 para oficerit së policisë gjyqësore, pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korruspionit dhe Krimit të Organizuar.

3.Caktimin ndaj shtetases Alketa Ymeri (Pere), të masës së sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si e dyshuar: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
– Urdhërohet personi ndaj të cilit zhvillohet hetimi Alketa Ymeri (Pere), të paraqitet të martën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00 para oficerit së policisë gjyqësore, pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korruspionit dhe Krimit të Organizuar.
4.Caktimin ndaj shtetases Brikena Qirjazi, të masës së sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si e dyshuar: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
– Urdhërohet personi ndaj të cilit zhvillohet hetimi Brikena Qirjazi, të paraqitet të martën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00 para oficerit së policisë gjyqësore, pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korruspionit dhe Krimit të Organizuar.
5.Caktimin ndaj shtetases Drilona Kishta, të masës së sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si e dyshuar: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
– Urdhërohet personi ndaj të cilit zhvillohet hetimi Drilona Kishta, të paraqitet të martën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00 para oficerit së policisë gjyqësore, pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korruspionit dhe Krimit të Organizuar.
6.Caktimin ndaj shtetasit Halil Gashi, të masës së sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si i dyshuar: Për kryerjen e veprës penale “Fshehjes së të ardhurave”, të parashikuar nga neni 180/1 të Kodit Penal.
– Urdhërohet personi ndaj të cilit zhvillohet hetimi Halil Gashi, të paraqitet të martën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00 para oficerit së policisë gjyqësore, pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korruspionit dhe Krimit të Organizuar.
7. Caktimin ndaj shtetasit Florian Marku, të masës së sigurimit “arrest në shtëpi” të parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, si i dyshuar: Për kryerjen e veprave penale
“Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave që janë kontrabandë”, të parashikuara nga nenet 178 e 179 i Kodit Penal.
– Urdhërohet personi ndaj të cilit zhvillohet hetimi Florian Marku, të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në adresën ****.
8. Për ekzekutimin e këtij vendimi, ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe policia gjyqësore.

9. Kundër këtij vendimi bëhet ankim brenda 5 (pesë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Tiranë, më datë 25.07.2024
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →