Ministrja Koçiu gjatë seancës në Parlament ka folur rreth situatës së shëndetësisë në vend, teksa shprehet se ngjarja tek onkologjiku ishte e rëndë dhe nuk duhej të kishte ndodhur, por ne nuk mund të përgjithësojmë të gjithë bluzat e bardha, të gjithë armatën sepse kjo do të ishte vetëvrasje sociale.
Teksa shprehet se do të ketë disa ndryshime në ligj, ministrja Koçiu thotë gjithashtu se cilido që do të shkelë ligjin dhe betimin do të përballet me drejtësinë, por kushtet në sektorin e shëndetësisë kanë ndryshuar për mirë dhe ne do vijojmë të përpiqemi, tha ajo.
Ndërkohë përball dorëheqjes dhe vazhdimit përpara, unë zgjodha të dytën tha ministrja Koçiu, për të treguar se ne do të plotësojmë të gjitha nevojat e qytetarëve me hapësirat e duhura.
Koçiu:
”Më parë njerëzit kishin 2 mundësi, ose spitalin privat ose botën e përtejme, ndërsa sot ne kemi përmbushur të gjitha nevojat e qytetarëve, fillimisht me urgjencat e më pas edhe me të gjitha hapësirat e nevojshme.
Ne do të ndryshojmë jo vetëm ligjin por edhe kushtet për të gjithë armatën e bluzave të bardha që janë mbi 20 mijë
Sot që flasim paga e mjekëve është rritur deri në 112% nga pikënisja
Nuk mund të përgjithësojmë të gjithë mjekët, por atë që ndodhi tek onkologjiku ne duhet ta zhbëjmë
Është vetëvrasje sociale nëse do vazhdojmë të stigmatizojmë të gjitha bluzat e bardha
Dhe këto nuk e zgjidhin problem, përball dorëheqjes dhe çuarjes përpara shëndetësinë, unë zgjodha këtë të dytën
Unë përgëzoj organet e drejtësisë, ata duhet të vendosin përpara ligjit të gjithë ata të cilët e meritojnë dhe abuzojnë, por ne nuk mund të përgjithësojmë të gjithë armatën për atë çka ndodhi, që siç tha dhe kryeministri nuk duhet të kishte ndodhur”, shprehet Koçiu.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co