Skandali tek Onkologjiku/ Zheni Gjergji-ministres së Shëndetësisë: Situata është e turpshme, duhet të kishit dhënë dorëheqje

skandali tek onkologjiku zheni gjergji ministres se shendetesise situata eshte e turpshme duhet te kishit dhene doreheqje



































Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Zheni Gjergji, është shprehur se ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu duhet të kishte dhënë dorëheqjen pas skandalit të Onkologjikut ku pacientëve me kancer nuk iu ofrohej shërbimi por drejtoheshin tek klinika private “Megis” e mjekut Edmond Gashi.

zheni gjergji

Zheni Gjergji: Fjala juaj sot para shqiptarëve është e turpshme sepse e vërteta është e prekshme. 455.145 ekzaminime të pakryera i keni paguar koncesionit të Vilma Nushit për 33 muaj në vlerën 4,2 mln euro, aq të domosdoshme për spitalin onkologjik, por si duket Manastirliu nuk ua ka lënë raportin e KLSH unë po ua jap shikojeni.

Në fakt sistemi çfarëdo që të deklaroni asgjë nuk mund ta fshehë më të vërtetën. Ju e mohoni duke na akuzuar se bëjmë politikë, nuk bëhet politikë me shëndetin., është e mira e përgjithshme. Ne të gjithë bashkë duhet ti bashkohemi protestës së gazetarëve që thonë radhën mund ta kesh ti. Secili nga ne ose familjarët tanë mund t’i bashkohemi vuajtjeve të pafundme që përballen qytetarët në derën e Onkologjikut.

Kjo situatë është e turpshme dhe nga ana juaj duhet të kishte një reflektim me dorëheqje, do të thosha që shëndetësia jonë nuk vuan vetëm tek onkologjiku, por në çdo hap.

Nuk diagnostikon, parandalon dhe nuk trajton sipas protokolleve evropiane.

Ne mjekët denigrohemi, nuk kemi trajtimet e duhura, nuk kemi përkrahjen e qeverisë dhe ju me politikën tuaj e prishët marrëdhënien mjek pacient, i keni thyer besim. Kushdo që do të shkojë të trokasë tek një mjek do ta shikojë me dyzim, nëse po e merr te saktë po i përgjysmon dozën.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →