“Skema drejt humnerës”, Erisa Xhixho: Pensionistët në Shqipëri marrin 6.7 USD në ditë, më pak se kufiri i varfërisë

skema drejt humneres erisa xhixho pensionistet ne shqiperi marrin 6 7 usd ne dite me pak se kufiri i varferise
skema drejt humneres erisa xhixho pensionistet ne shqiperi marrin 6 7 usd ne dite me pak se kufiri i varferise

Zv/presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho u shpreh sot se pensioneve në Shqipëri rrezikon të shkojë drejt dështimit.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, deputetja e PL, duke iu referuar shifrave të EUROSTAT, thekson se Shqipëria shpenzon dy herë më pak nga PPB se mesatarja e vendeve të BE për pensionistët. Sipas saj, një pensionist në Shqipëri jeton me 6.7 dollarë në ditë, shifër kjo më e ulët se kufiri i varfërisë në vendin tonë.

Pensionistët shqiptarë marrin pagesa shumë më të ulëta se kufiri i varfërisë në Shqipëri (6.7 USD në ditë). Mosha e tretë shumë shpejt do të përbëjë 30% të popullsisë. Partia e Lirisë ka një plan të detajuar për mbështetjen e pensionistëve. Rreth 45 miliard lekë do të shpërndahen tek pensionistët si dhe do të bëhet indeksim i vazhdueshëm vjetor”, theksoi Xhixho.

Postimi
Pensionistët janë shtresa më e diskriminuar financiarisht në Shqipëri, ndërkohë që duhej t’u garantonim një jetë dinjitoze për të gjithë kontributin që i kanë dhënë vendit.
Përveçse nuk po e shlyen sot këtë detyrim ndaj pensionistëve, qeveria po çon drejt humnerës edhe vetë sistemin e pensioneve.
🚫 Sipas Eurostat, shpenzimet mesatare në vendet e BE-së për pensione janë në 12.9% të PBB-së ndërsa Shqipëria i ka sa 6.8% e PBB-së.
🚫 Pensionistët shqiptarë marrin pagesa shumë më të ulëta se kufiri i varfërisë në Shqipëri (6.7 USD në ditë).
🚫 Mosha e tretë shumë shpejt do të përbëjë 30% të popullsisë.
Shpenzohet pak për pensionet në raport me PBB-së pasi shkalla e mbledhjes së të ardhurave publike në Shqipëri është ndër më të ulëtat në rajon. Pensionet janë të ulëta sepse qeveria i ndan paratë me klientët e saj në projekte korruptive.
Partia e Lirisë ka një plan të detajuar për mbështetjen e pensionistëve.
Rreth 45 miliard lekë do të shpërndahen tek pensionistët si dhe do të bëhet indeksim i vazhdueshëm vjetor.
Kjo do të bëjë të mundur:
✅Dyfishimin e pensioneve
✅Rimbursimin e ilaçeve: fatura rreth 3.5 miliardë lek
✅Rritjen e pensionit minimal në nivelin 50% të pagës minimale
Paratë për t’i nxjerrë pensionistët nga varfëria janë, duhet vullneti që qeveria e skandaleve të korrupsionit nuk e ka pasur asnjëherë!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →