Gjykata e Apelit ka ndryshuar masat e sigurisë për katër persona të pandehur në dosjen e mashtrimit me mikro-kreditë.
Kështu Apeli ka lënë të lirë Albert Gegën dhe Edmond Maton, duke caktuar masën e detyrimit të paraqitjes. Në detyrim paraqitje janë lënë edhe Alketa Tanushi dhe Jordisa Dervishi, përmbarues gjyqësore.
Sipas policisë së Tiranës në këtë skemë kanë qenë të përfshirë edhe noterë e avokatë. Institucionet financiare aplikonin kamat vonesa tarifa nga 2% + 8% për cdo vit sa i takon vonesave për shlyerje të këtyre detyrimeve.
“3 shoqëri përmbarimore dhe 2 institucione financiare, me ndihmën e një noteri dhe të disa avokatëve, kanë krijuar skemën e shtrëngimit të debitorëve nëpërmjet procesit përmbarimor për marrjen e kredive të reja. Subjekte të ndryshme, në kushtet e mirëbesimit, janë mashtruar për të marrë kredi të reja te institucionet financiare, për të likuiduar kredi të vjetra që ata kishin në banka, dhe këto kredi ishin blerë nga një institucion financiar. Me marrjen e një kredie të re nga ky institucion, zhbllokoheshin përkohësisht pasuritë dhe llogaritë e debitorëve, por më vonë dilte një kërkesë e re për likuidimin e shumave të tjera”, tha policia ne njoftimin e disa diteve me pare.
Nga aktet e administruara provohet se me veprime konkrete dhe te drejtpërdrejta përmbaruesit Arben Meskuti, Aldo Daka, Albert Gega, Alban Kote, Kejda Seferi, Alketa Tanushi, kane konsumuar elementet e veprës penale te “Shpërdorimit te detyrës”.
Po ashtu përmbaruesja Keida Seferi, dhe administratoret e shoqërive përmbarimore Star – FS, Aldo Daka, Albert Gega e Edmond Mato, si dhe shtetësia Elda Ibro administratore e shoqërisë MCA (Mikro Kredit Albenia), kane konsumuar elementet e vepres penale te “Vjedhjes”.
Njoftimi:
Referuar interesimit të medias, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:
Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë është regjistruar kallëzimi penal datë 25.02.2020 me kallëzues Ministrinë e Drejtësisë. Mbi bazën e këtij kallëzimi është regjistruar procedimi penal datë 03.03.2020 për veprën penale “Skema mashtruese dhe piramidale”, të parashikuar nga neni 143/a paragrafi i dytë i Kodit Penal. Sipas materialit kallëzues Ministria e Drejtësisë kërkon ushtrim të ndjekjes penale për veprat penale të “Mashtrimit”, parashikuar nga neni 143, si dhe “Përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore”, parashikuar në nenin 246 të Kodit Penal, ndaj shoqërive, si dhe ndaj shtetasve të kallëzuar me iniciale M C A, A. D, A. G, E. M, K. S, J. D, A. M dhe A. T etj, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.
Mbi kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë te Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është zhvilluar gjykimin lidhur me caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, ndaj shtetasve me iniciale A. D, A. G, E. M, A. M, A. K dhe A. T, si dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në shtëpi”, ndaj shtetasve me iniciale K. F, E. I dhe J. D, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 1313, datë 21.05.2024, ka vendosur:
1.Praninim e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë te Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Caktimin ndaj shtetasit A. D masën e sigurimi personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
3.Caktimin ndaj shtetasit A. G masën e sigurimi personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
4.Caktimin ndaj shtetasit E. M masën e sigurimi personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
5.Caktimin ndaj shtetases K. S masën e sigurimi personal “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.
-Urdhërohet personi nën hetim K. S të mos largohet nga banesa e saj …
-Urdhërohet policia gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi, duke kryer kontroll në banesën e personit nën hetim K. S të paktën 1 (një) herë në javë.
6.Caktimin ndaj shtetases E. I masën e sigurimi personal “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.
-Urdhërohet personi nën hetim E. I të mos largohet nga banesa e saj …
-Urdhërohet policia gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi, duke kryer kontroll në banesën e personit nën hetim E. I të paktën 1 (një) herë në javë.
7.Caktimin ndaj shtetases J. D masën e sigurimi personal “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.
-Urdhërohet personi nën hetim J. D të mos largohet nga banesa e saj …
-Urdhërohet policia gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi, duke kryer kontroll në banesën e personit nën hetim J. D të paktën 1 (një) herë në javë.
Caktimin ndaj shtetasit A. M masën e sigurimi personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
Caktimin ndaj shtetasit A. K masën e sigurimi personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
Caktimin ndaj shtetases A. T masën e sigurimi personal “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.
-Urdhërohet personi nën hetim A. T të mos largohet nga banesa e saj …
-Urdhërohet policia gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi, duke kryer kontroll në banesën e personit nën hetim A. T të paktën 1 (një) herë në javë.
Pas zbatimit të masës së sigurimit, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit, ndaj personave nën hetim shtetasve me iniciale A. D, A. G, E. M, K. S, J. D, A. M, E. I dhe A.T, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr.1368 Regj. Them, datë 24.05.2024, ka vendosur:
-Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale , ndaj personave nën hetim A. D, A. G, E. M dhe A. M, vendosur me vendimin nr. 1313, datë 21.05.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
-Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj personave nën hetim K. S, J. D dhe A. T vendosur me vendimin nr.1313, datë 21.05.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Si dhe me vendimin Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 1407 Regj. Them, datë 30.05.2024, ka vendosur:
– Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim E. I vendosur me vendimin nr.1313, datë 21.05.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve të bëra:
1.Nga personi nën hetim me iniciale A. D, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit caktimin e një mase sigurimi personal më të butë si ajo “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ose “garanci pasurore”.
2.Nga personi nën hetim me iniciale E. M, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit caktimin e një mase sigurimi personal më të butë.
3.Nga personi nën hetim me iniciale A. T, e cila kërkoi ndryshimin e vendimit, revokimin e masës së sigurimit “arrest në shtëpi”. Në alternativë caktimin e një mase sigurimi personal më të butë si ajo “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, “garanci pasurore” ose “ndalimi i daljes jashtë shteti”.
4.Nga personi nën hetim me iniciale A. G, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit caktimin e një mase sigurimi personal më të butë si ajo “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ose “arrest në shtëpi”.
5.Nga personi nën hetim me iniciale E. M, i cili kërkoi shfuqizimin e vendimit pasi nuk ekziston dyshimi i arsyeshëm. Në alternativë caktimin e një mase sigurimi personal më të butë si ajo “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”.
6.Nga personi nën hetim me iniciale J. D, e cila kërkoi ndryshimin e vendimit, revokimin e masës së sigurimit “arrest në shtëpi”. Në alternativë caktimin e një mase sigurimi personal më të butë si ajo “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”.
7.Nga personi nën hetim me iniciale E. M, i cili kërkoi shfuqizimin e vendimit pasi nuk ekziston dyshimi i arsyeshëm. Në alternativë caktimin e një mase sigurimi personal më të butë.
8.Nga personi nën hetim me iniciale E. I, e cila kërkoi ndryshimin e vendimit, revokimin e masës së sigurimit “arrest në shtëpi” duke mos caktuar asnjë masë sigurimi. Në alternativë caktimin e një mase sigurimi personal më të butë si ajo “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”.
Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, përfaqësuar nga prokurore, znj. Arta Marku, në seancë gjyqësore kërkoi:
-Miratimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për personat nën hetim shtetasit me iniciale A. D, A. G, A. M, K. S dhe E. I..
-Caktimin e masës së sigurimit “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, për personat nën hetim shtetasit me iniciale E. M, J. D dhe A. T.
Në përfundim të gjykimit, sot më datë 13.06.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Elona Toro vendosi:
Miratimin e vendimit Nr. 1368, datë 24.05.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë me këtë ndryshim si më poshtë vijon:
– Caktimin si masë sigurimi ndaj personit nën hetim A. G atë të “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 K.Pr. Penale.
– Urdhërohet qëndrimi i personit nën hetim A. G në ambientet e banimit në adresën…
– Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim A. G nëse nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale.
– Caktimin si masë sigurimi ndaj personit nën hetim E. M atë të “detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” …
– Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim E. M nëse nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale.
– Caktimin si masë sigurimi ndaj personit nën hetim J. D atë të “detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” …
– Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim J. D nëse nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale.
– Caktimin si masë sigurimi ndaj personit nën hetim A. T atë të “detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” …
– Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim A. T nëse nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale.
– Ngarkohet Organi i Prokurorisë për ekzekutimin e këtij vendim.
Miratimin e vendimit Nr. 1407 Akti, datë 30.05.2024 Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksioni Përgjithshëm Tiranë.
Tiranë, më 13.06.2024
GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co