SKEMA/ Rritje pagash për të gjitha bashkitë, sa do jetë minimumi i rrogave për punonjësit! Ja data kur nis zbatimi i reformës

skema rritje pagash per te gjitha bashkite sa do jete minimumi i rrogave per punonjesit ja data kur nis zbatimi i reformes





































Qeveria paralajmëroi para tri ditësh se do të ketë një reformë në politikat e pagave në të gjitha bashkitë e vendit. Kjo reformë sipas qeverisë nuk ka të bëjë vetëm me rritjen e pagave, por edhe ristrukturimin e bashkive dhe stafeve të tyre.

administrata

Një element i kësaj reforme përveç rritjes së pagave në të gjitha bashkitë, është edhe unifikimi i mënyrës së llogaritjes së tyre. Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, bëri të ditur se “bashkitë e vogla janë ato që do të përfitojnë më shumë prej rritjes së pagave”. Mazniku theksoi se unifikimi i nivelit të pagave për të gjitha bashkitë e vendit bën që rritja në bashkitë me popullsi deri në 20 mijë banorë të jetë deri në 123% më shumë se pagat aktuale”.

Reforma e rritjes së pagave për pushtetin vendor do të prekë të gjitha bashkitë, por më së shumti do të përfitojnë bashkitë e vogla dhe të mesme. Sipas tij, prej 1 shtatorit, paga minimale nga 32 mijë lekë do të shkojë në 70 mijë lekë. “Deri tani skema sesi paguheshin bashkitë ishte e lidhur ngushtë me madhësinë e bashkisë. Rritja më e madhe është te bashkitë e grupit të parë me më pak se 50 mijë banorë dhe te bashkitë me 50-100 mijë banorë. Një përgjegjës sektori me pagë 32 mijë lekë, shkon në një pagë minimale 70 mijë lekë dhe maksimumi në 105 mijë lekë”, – deklaroi Mazniku për TV “Klan”.

Reforma do të njehsojë pagat në të gjitha njësitë e pushtetit vendor, ndërsa buxheti për rritjen e tyre do të mbulohet nga qeveria dhe një pjesë e vogël nga vetë bashkitë. “Po ashtu, rritja e pagave ka bërë që të njëjtat nivele të paguhen njësoj si në pushtetin vendor dhe mënyra si paguhen të njëjtat pozicione në nivelin qendror dhe kemi nivele të ngjashme pagese dhe po ashtu në të gjitha bashkitë”, – tha ai.

Reforma përfshin edhe ndryshimin e strukturave organizative. “Struktura të ngjashme, kemi propozuar që të rikostruktohen me tri nivele stafesh me strukturë që merret planifikim dhe projektim, struktura që është përgjegjëse për zbatimin e punëve të bashkisë, kategoria e tretë e agjencisë së shërbimeve janë ato funksione që disa shërbime i zgjedh t’i bëjë vetë, ose të zgjedhë palë të treta me kontraktim”, – u shpreh Mazniku. Kjo strukturë do të ndihmojë për të evidentuar performacën e bashkive dhe ndarjen e fondit nga qeveria.

“Për secilën prej funksioneve, të kemi mundësi që të matim në mënyrë transparente dhe të drejtë performancën e secilës bashki në raport me stafet dhe sigurohemi që mbështetja që qeveria u jep nga buxheti i shtetit bashkive, të shkojë tek ajo kategori që ka më shumë nevojë për t’u mbështetur financiarisht nga ana e qeverisë dhe taksapaguesve shqiptarë. Nga viti që vjen, qeveria do u japë fonde bashkive në bazë të performancës që jep, jo thjesht në bazë të numrit të popullsisë që sot ka këtë formulë ndarje”, – deklaroi ministri.

Reforma për pushtetin vendor, sipas Maznikut, lindi si një nevojë për shkak të mungesës së punonjësve në disa bashki të vendit, duke sjellë mangësi në kryerjen e shërbimeve thelbësore.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →