Në shtëpinë e Inter ka nisur numërimi mbrapsht për të festuar titullin e 20 në histori. 10 ndeshje përpara fundit, ekipi i Inzaghi-t ka një avantazh të jashtëzakonshëm, plus 16 nga Milan dhe 17 nga Juve, dy rivalët e vetëm në letër, rival që mund t’i shtyjnë festën, pasi t’i rrëmbesh titullin zikaltërve këtë sezon është e pamundur.
![Skenari perfekt, Inter ëndërron titullin në derbi, ja çfarë i duhet 2 Asllani Inter](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/03/skenari-perfekt-inter-enderron-titullin-ne-derbi-ja-cfare-i-duhet.jpg)
As që e imagjinojnë këtë përfundim në Milano, por tifozët po mendojnë skenarin më të mirë për të festuar këtë titull të veçantë pasi do t’i jepte yllin e dytë në fanellë. Skenari më i mirë për të festuar titullin është në derbi përballë Milan, në program për t’u zhvilluar në javën e 33-të.
![Skenari perfekt, Inter ëndërron titullin në derbi, ja çfarë i duhet 3 Inter](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/03/skenari-perfekt-inter-enderron-titullin-ne-derbi-ja-cfare-i-duhet-1.jpg)
Për të arritur këtë qëllim, Inzaghi dhe të besuarit e tij duhet ta dërgojnë në 14 numrin e fitoreve radhazi, pra i duhen edhe 4 fitore, kundër Napoli, Empoli, Udinese dhe Cagliari, për t’u përballur më pas me Milan në një sfidë ku duhet të fitojnë për të festuar matematikisht titullin kampion.
![Skenari perfekt, Inter ëndërron titullin në derbi, ja çfarë i duhet 4 Inter](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/03/skenari-perfekt-inter-enderron-titullin-ne-derbi-ja-cfare-i-duhet-2.jpg)
Sigurisht në këtë skenar, jo çdo gjë është në dorë të Interit pasi kjo varet edhe nga ecuria e rivalëve, Milan dhe Juve. Çështja titull është e mbyllur edhe për kompanitë e basteve të cilat e kanë hequr si opsion, cili do të shpallet kampion në Serie A, por një fitore e mundshme e Milan kuotohet me koeficientin 81, ndërsa një fitore e mundshme e Juves me koeficientin 101.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co