Roberto Mançini i ka dhënë lamtumirën pak javë më parë Arabisë Saudite ku drejtonte përfaqësuesen e këtij vendi dhe po bëhet gati trashmë të kthehet në drejtimin e një klubi në Serinë A. Ofertat nuk mungojnë dhe mbi të gjitha duket se është ajo e Romës.
Skuadra verdhekuqe është në krizë të plotë rezultatesh dhe pasi shkarkoi De Rosin, nuk ka gjetur zgjidhjen telasheve as me Ivan Juriç në pankinë, duke rrëshqitur gjithnjë e më shumë në renditje, larg pretendimeve që ka për zonën e Europës.
Kësisoj, zërat në kryeqytet shtohen për shkarkimin e Juriç në javët e ardhshme dhe me Roberto Mançinin si kandidatin kryesor për të marrë drejtimin e ekipit. Një zgjedhje që u pëlqen drejtuesve, por padyshim që do të gjejë kundër tifozët e skuadrës, duke kujtuar të kaluarën e Mançinit te Lacio si lojtar e trajner.
Vetë trajneri raportohet se do të dëshironte të priste muajin janar para se të ndërmarrë ndonjë hap për t’u ulur në pankinën e një klubi, si për faktin se e mendon të nevojshme një shkëputje nga futbolli aktiv, ashtu edhe për të parë më në detaj skuadrat të cilat e kërkojnë, me Romën në majën e kësaj liste.
PANORAMASPORT.A