Skuadra kombëtare e futbollit e Danimarkës refuzon rritjen e pagave, kërkesa e pazakontë e lojtarëve

skuadra kombetare e futbollit e danimarkes refuzon rritjen e pagave kerkesa e pazakonte e lojtareve

































Euro 2024 ka nisur pak ditë më parë dhe 24 ekipe skuadra futbolli nga Evropa po garojnë në stadiumit e Gjermanisë për kualifikimin e lakmuar në fazën tjetër. Një grup, megjithatë, po lufton gjithashtu për paga të barabarta midis dy gjinive, duke treguar solidaritetin me ekipin e futbollit të femrave të vendit të tyre.

danimarka

Skuadra daneze e futbollit për meshkuj raportohet se ka refuzuar rritjen e pagave të propozuar nga Federata Daneze e Futbollit, me arsyetimin duhet garantuar pagë e barabartë me futbollistet femra që luajnë për kombëtaren, gjë që nuk ka ndodhur deri më tani.

Federata propozoi që të zvogëlohej buxheti për ekipin e meshkujve dhe të ndaheshin para për ekipin e femrave, por anëtarët e të dy ekipeve i thanë jo këtij propozimi, duke kërkuar një buxhet të veçantë për ekipin e femrave.

Kontrata e re mes sindikatës së lojtarëve dhe Federatës do të jetë katërvjeçare dhe do të hyjë në fuqi pas përfundimit të Euros. Ndërkohë ekipi i meshkujve qëndron i palëkundur në qëndrimin se duhet të përmirësohen kushtet si për meshkujt ashtu edhe për femrat, pasi i ka paraqitur një strategji specifike ekipit negociator, i cili pritet ta shqyrtojë atë dhe të propozojë ndryshime në marrëveshjen ekzistuese.

Anëtarët e skuadrës së meshkujve kërkuan gjithashtu, nëpërmjet përfaqësuesit të tyre, që të blihet një godinë që mund të përdoret nga të gjitha ekipet kombëtare, e cila do të përmirësojë kushtet e tyre të stërvitjes dhe përgatitjes për evente të mëdha. Madje, ata propozuan financimin e pjesshëm të projektit, bashkë me Federatën, kur të kualifikohen në Botëror apo në Europian.

Ndërkohë Danimarka është sot në garë kundër Anglisë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co