Sllovakët janë shumë të fortë, edhe një tjetër skuadër shqiptare i jep lamtumirën Ligës së Kampioneve

sllovaket jane shume te forte edhe nje tjeter skuader shqiptare i jep lamtumiren liges se kampioneve



































Pas Ballkanit dhe Deçiçit, edhe Struga i ka dhënë lamtumirën Ligës së Kampioneve duke u eliminuar që në turin e parë të turneut. Për skuadrën kampione të Maqedonisë së Veriut, eliminimi ishte më i pritshëm pasi përballë kishte një ekip me pretendime si Sllovan Bratislava, me futbollistë të cilët kishin luajtur në Europian deri pak ditë më parë.

struga

Pas humbjes 4-2 në transfertë në ndeshjen e parë, shpresat ishin minimale për Strugën e drejtuar nga Qatip Osmani dhe për fat të keq çdo gjë u mbyll shpejt në këtë ndeshje të dytë. Vladimir Vais shënoi golin e avantazhit për ekipin mik në minutën e 9, ndërsa në të 34-ën ishte autogoli i RIstevskit që dyfishoi shifrat.

Struga ia doli që të shënonte në minutën e 85 me Kompaore, por ai ishte vetëm goli i flamurit, pasi ndeshja u mbyll me shifrat 2-1 për miqtë dhe dekretoi eliminimin e kësaj skuadre nga Liga e Kampioneve, për të vazhduar rrugëtimin në Ligën e Konferencës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →