Bota Sport

Slloveni drejt “Emirates”, Sheshko i thotë “po” Arsenalit

slloveni drejt emirates sheshko i thote po arsenalit

































Sulmuesi i Lajpcigut, Benxhamin Sheshko, është pro një lëvizjeje tek Arsenali këtë verë, me një mori klubesh të mëdha që kërkojnënënshkrimin e sllovenit. Skuadra e Mikel Artetës është e prirur tëforcohet në sulm në merkato me Gabriel Zhezusin që ka vuajtur për formën e tij kohët e fundit, ndërsa Edi Nketiah është bllokuar në stol, me Kai Havercin opsionin e preferuar të spanjollit për majën e sulmit.

benjamin-sesko-rb-leipzig-2023-1693906764-115894

Mançester Junajtid dhe Çelsi janë gjithashtu të interesuar për 21-vjeçarin Sheshko, i cili shënoi 18 gola në të gjitha kompeticionet këtë sezon. Megjithatë, “The Mirror” raporton se “topçinjtë” tani janë favoritë për të siguruar shërbimet e sllovenit, i cili preferon një transferim në “Emirates” përpara rivalëve të tyre. Sheshko iu bashkua Lajpcigut verën e kaluar pas katër vitesh me klubin e tyre simotër Red Bull Salcburg, ku ai shënoi 29 herë në 79 ndeshje.

Talenti i kombëtares sllovene, i cili gjithashtu ka shënuar 11 golanë 28 ndeshje për vendin e tij, ka shijuar një sezon debutuesmbresëlënës në Gjermani, duke festuar 17 herë në të gjitha kompeticionet. Më parë ishte raportuar se ai kishte një klauzolëlirimi prej 43 milionë paundësh, por “Sky Deutschland” pretendoi se ajo është rritur për shkak të formës së tij të shkëlqyer, dhe tani besohet se ajo shkon deri në 64 milionë paund.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts