Trajneri i Liverpulit, Arne Slot, ishte trajneri më i kërkuar në “Google” në Mbretërinë e Bashkuar dhe në mbarë botën gjatë vitit 2024. “Betfree” ka analizuar të dhënat e motorit të kërkimit në “Google” të 29 trajnerëve të Premier Ligës gjatë këtij viti kalendarik.
Slot është menaxheri më i popullor i Premier Ligës në Mbretërinë e Bashkuar, me një mesatare prej 251,316 kërkimesh në muaj të raportuara me emrin e tij. Në nivel global, holandezi kërkohet në “Google” mesatarisht 1.15 milionë herë në muaj.
Ai zëvendësoi legjendën e klubit Jyrgen Klop në verë dhe e ka ngritur menjëherë skuadrën në një pretendente për titull gjatë sezonit të tij të parë në “Anfield”.
Me Mançester Sitin që po përballet me një krizë të paprecedentë, Liverpuli ka qenë skuadra më në formë dhe ka një avantazh të konsiderueshëm nga ndjekëset e tij më të afërta.
Por rivali për titull i Slotit, Mikel Arteta, ka hyrë në “top 10”, me një mesatare prej 62,868 kërkimesh çdo 30 ditë. Trajneri i Evertonit, Shon Dajç, ishte çuditërisht pak më poshtë Artetës, me 43,432 kërkime në muaj.
Edhe Edi Hau i Njukasëllit është trajneri i dytë më i popullarizuar i Premier Ligës në MB, me një mesatare prej 155,003 kërkimesh. Anglezi renditet i teti në nivel global, me 216,745 kërkime në mbarë botën.
Pep Guardiola është i preferuari i tretë në Britani, me një mesatare klikimesh të raportuara 141,244.
Që kur iu bashkua Sitit në 2016, Pep e transformoi klubin në superfuqi botërore. Ai ka fituar 35 trofe në karrierën e tij me 3 klube deri më tani. Ruben Amorim i Mançester Junajtid është i katërti me 102,046.
Pastaj, nga vendi i pestë deri në të nëntin renditen Enco Marseka, Kieran MekKena, Ange Postekoglu, Unai Emeri dhe Rud van Nistelroi.
PANORAMASPORT.AL