Ju vjen keq? “Ne kishim ardhur të jepnim gjithçka dhe kishim objektiv kalimin. Dua të komplimentoj djemtë se treguan se mund të japin shumë më shumë. Nëse do jemi si sot të bashkuar do luftojmë deri në fund për objektivin për të mos rënë nga kategoria. Golin e dytë, nuk më takon mua të flas për arbitrat, por ishte vetëm arbitër për U-13 mendoj”.
Ke shumë lojtarë, konkurrencë, ke problem të zgjedhësh formacionin? “Mënyra si e nisëm lojën, çdo gjë në kontroll. Vllaznia është në momentin më të mirë. Shumë pak ekipe mund të vijnë të luajnë kështu si ne. E vërtetë se dy momente keq vendosje në fazën difensive. Kishim moment me Zekën. Problemin me konkurrencën nuk e kam fare. Në momentin që nuk sakrifikon dhe lufton, vetëm kualiteti nuk mjafton”.
2 lojtarë, Peposhi dhe Zeka që e nisin nga stoli. “Peposhi ishte shumë i lodhur nga ndeshja me Teutën dhe Zeka po ashtu. Zeka është titullar, kam besim të jashtëzakonshëm dhe Peposhi. Dihet rëndësia. Ndeshjen e ditës së diel do jetë histori tjetër”. – tha ai.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co