“S’mund të lejojmë ‘zona gri’ në Europë”, ministrja e Jashtme gjermane: Siguria dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor, jetike për BE-në

smund te lejojme zona gri ne europe ministrja e jashtme gjermane siguria dhe stabiliteti ne ballkanin perendimor jetike per be ne
smund te lejojme zona gri ne europe ministrja e jashtme gjermane siguria dhe stabiliteti ne ballkanin perendimor jetike per be ne

Shtetet e Ballkanit Perëndimor meritojnë mbështetje të fortë në rrugëtimin e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, tha kryediplomatja gjermane më 4 mars, duke vënë në pah rrezikun që paraqet Moska për stabilitetin e rajonit.

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, tha se BE-ja nuk mund të përballojë ato që ajo i cilësoi si “zona gri” të sigurisë.

“Ne nuk mund t’ia lejojmë vetes që të ketë kudo në Evropë zona gri dhe duhet të bëjmë gjithçka që mundemi së bashku për të mbyllur krahët që Rusia mund të përdor në politikën e saj të destabilizimit, dezinformimit dhe ndërhyrjes”, tha ajo para se të nisej për një vizitë në Mal të Zi dhe Bosnje e Hercegovinë.

“Kjo përfshin mbështetjen për shtetet e Ballkanit Perëndimor në forcimin e institucioneve të tyre demokratike, në përmirësimin e qëndrueshmërisë së tyre dhe në ofrimin e mundësive ekonomike për njerëzit”, shtoi kryediplomatja gjermane.Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina, së bashku me Kosovën, Shqipërisë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut bëjnë pjesë në Ballkanin Perëndimor.

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje këtyre shteteve që të kryejnë reformat e nevojshme për integrimin në bllokun evropian.

Brukseli ka thënë se Mali i Zi deri më tani ka shënuar më së shumti përparim në procesin e anëtarësimit, por ritmi është i ngadalshëm.

Podgorica ka nisur negociatat e anëtarësimit më 2012. Por, edhe në skenarin më ambicioz, BE-ja nuk pritet që të pranojë anëtarë të rinj deri në fundin e dekadës.

Në dhjetor të vitit 2022, Bosnje e Hercegovina mori statusin e vendit kandidat për BE, por negociatat për anëtarësim ende nuk kanë nisur. Nga shtetet e rajonit, Kosova mbetet e fundit në integrimin evropian, pasi është e vetmja që ende nuk ka statusin e vendit kandidat.

“Është bërë nevojë gjeopolitike, posaçërisht në dritë të imperializmit brutal të Rusisë, që ne të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur gjashtë vendet e rajonit në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE”, tha Baerbock.Gjatë qëndrimit në Podgoricë, Baerbock do të takohet me kryeministrin e Malit të Zi, Millojko Spajiq, ministrin e Jashtëm, Fillip Ivanoviq, dhe presidentin Jakov Millatoviq.

Më vonë gjatë së hënës, në Sarajevë Baerbock do të takohet me anëtarët e Presidencës trepalëshe të Bosnje e Hercegovinës, por edhe me përfaqësuesin e lartë ndërkombëtar, Christian Schmidt, i cili mbikëqyr paqen në këtë shtet./REL

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →