Reperi, aktori dhe producenti muzikor amerikan, Snoop Dogg do të mbajë pishtarin olimpik gjatë të premtes, ditën e fundit të stafetës, përpara ceremonisë të hapjes në mbrëmje të lojërave Olimpike në Paris.
Me të do të bashkohet aktorja franceze Laetitia Casta, reperi francez MC Solaar, si dhe lojtari ukrainas në pension Sergei Bubka.
Soop Dogg do ta mbajë pishtarin në rrugët e Saint Denis, periferia e Parisit me larmishmëri etnike, që është dhe vendi ku ndodhet stadiumi olimpik dhe Qendrës ujore.
Pishtari olimpik ka udhëtuar nëpër Francë për dy muaj dhe të premten në mëngjes do të kalojë edhe përmes fshatit olimpik, që ndodhet ndërmjet Saint Denis dhe Saint-Ouen.
“Le të festojmë, le t’i bëjmë këto lojëra të paharrueshme, le të shkëlqejmë”, tha artisti 52-vjeçar i cili u punësua nga kanali amerikan NBC si një nga komentuesit e Lojërave Olimpike në Paris.
Në rrjetet sociale, reperi ka dëshmuar herë pas here se është fans i madh i basketbollit dhe futbollit amerikan.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co